Basha nuk i duhet më Ramës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Basha nuk do i duhet më Ramës kur të vijë shtatori. Për qeverisje jo e jo. Për bashkëpunim për çështjet e rajonit këtë nuk e dimë. Le të themi – mbase. Më së shumti Basha si duhet për mënyrën e çartallosur si doli pas përfundimit të kuvendit të PD. E për më tepër me Berishën në kurriz, ndërsa duket sikur ndajnë së bashku peshën e rëndë të Non Gratta. Ka rreth dy muaj që është bërë bnjë ofertë nga kreu i maxhorancës. Ofertë madje pa kushtëzim dhe pa kufij të cilat mund ti vendoste vetë Basha si mëntrë që opozita të niste një epokë të re të bashkëpunimit në të mirë të vendit. Ajo çfarë u duk si provokim gjatë fushatës elektorale, mori tone më serioze nga Rama, ndërsa oferta u bë e ripërsëritur, dhe ku madje iu hoq edhe tavani se deri ku mund të shtrihej. U fol se mund të shkohej edhe drejt një koalicioni të madh me një qeveri të përbashkët midis dy partive kryesore, e kundërshtare të përhershme. Kushtet duket se kanë ndryshuar. Rama nuk është dëgjuar më të lusë Bashën për bashkëpunim. Në ajër madje ka një mospërfillje të dukshme të zhvillimeve që ndodhin në kampin e PD, që nga hallet e Bashës në garën për kryetar, Kuvendin ku eleminoi kritikët dhe deri nga deklaratat e e stërlodhura të Bashës se “PD fitoi në zgjedhje, por PS i vodhi rezultatin”. Maxhorancës duket se nuk i intereson më dhe madje nuk pse të ndërhyjë kur PD ka hyrë në rrugën e vetshkatërrimit.

Për çfarë i duhet më Basha? Thjesht për faktin se ka arritur të ruajë vendin e kryetarit ndërsa PD shkon drejt rrudhjes? Me një parti që duket që se po fillon procesin e thërmimit, të humbjes së besimit të mëtejshëm tek anëtarësia dhe në elektorat, vetë pesha specifike e kreut të PD do bjerë në pikiatë gjatë këtij mandati. Ndryshe do të ishte në PD do të arrinte të gjente forcë të riformatohej si forcë modern politike. Ndryshe do të ish që Basha apo gjithkush tjetër që mund të drejtojë PD të ngrihej në rangun e një lideri që njeh dhe mban përgjegjësi dhe jo në postmbajtësin e poltronit të kryetarit. Të mos arrish të mbash përgjegjësi por të shkarkosh fajin te të tjerët, të mos jesh i sinqertë e i hapur së pari me familjen tënde politike, e kujt mund ti shërbejë një bashkëpunim me Bashën? Për më tepër, me bablokun ndër krahë vështirë të mendohet se do ti afrohet kush. Maxhoranca jo e jo, pasi nuk i ka bërë ofertë bashkëpunimi për kukull matryoshka ku pasi hap Lulin, brenda të del Berisha. Por as ndërkombëtarët, që duket se pas shtatorit ku PD do të ulet në parlament duke mbajtur në gji ish kryetarin, duket se Non Grata nuk do të quajvë vetëm Berishën, por dhe partinë kryetar i së cilës quhet Basha. E kujt i hyn më në punë me këto halle që ka?


Të fundit

Basha nuk i duhet më Ramës

Nga Plator Nesturi Basha nuk do i duhet më Ramës kur të vijë shtatori. Për qeverisje jo e jo. Për...

Basha gozhdon PD-në, të përzgjedhurit e tij marrin drejtimin

Nga Fernada Cenko Kryetari i Partisë Demokratike pasi vuri nën sqetull Partinë Demokratike, po nxiton që të mbylle të gjitha “instutucionet” e partisë për t’a...

Horoskopi për ditën e sotme, 21 korrik 2021

Dashi Ndonjëherë është mirë që të flasësh për çdo gjë pa ndjenjën se duhet të jeni të parët. Nuk duhet të ndiheni sikur doni ta...

Në shënjestër edhe Macron, Franca nis hetimet pas skandalit të përgjimit me programin izraelit

Presidenti francez, Emmanuel Macron është një nga disa udhëheqësit botërorë, që besohet se ka qenë në shënjestër për t'u spiunuar përmes një programi izraelit,...

Lajme të tjera

Web TV