Horoskopi për ditën e sotme, 21 korrik 2021

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dashi
Ndonjëherë është mirë që të flasësh për çdo gjë pa ndjenjën se duhet të jeni të parët. Nuk duhet të ndiheni sikur doni ta transformoni marrëdhënien brenda disa orëve.

Demi
Do të shfaqni veten tuaj më të dobët përballë personit të zemrës pasi nuk do të arrini ta bindni për një çështje të caktuar. Duhet që të provoni mënyra të ndryshme për t’i treguar këndvështrimet. Në fund të ditës luftën do ta fitojë mënyra si komandoni gjuhën.

Binjakët
Sot është dita për të shkruar mesazhe dashurie ndaj një personi special. Përmes fjalëve të shkruara do të arrini të gjitha qëllimet dhe dëshirat që keni për ditën e sotme.

Gaforrja
Rreth jush mbizotëron një atmosferë harmonie. Kjo kërkon që ju të harroni dhe të falni. Duhet të relaksoheni. Flisni lirshëm dhe me siguri rreth problemeve të fshehura që keni për një çështje të madhe që është gati për të ndodhur.

Luani
Mund të mos ndjeni shumë emocion në marrëdhënien që jeni për momentin. Por në fund të ditës do të arrini të jeni të kënaqur. Do të shijoni diskutimin që do të bëni me personin e zemrës.

Virgjëresha
Do të kuptoni se një person i veçantë ka një ndjenjë speciale për ju, siç ju keni për të. Kjo do të thotë që dashuria mund të dalë në sipërfaqe në çfarëdo lloj mënyre. Mund të jeni në një takim online, kurs, ose edhe në aktivitete të tjera kur ta kuptoni këtë.

Peshorja
Duhet që t’i kushtoni më shumë kohë vetes, sidomos nëse keni qëndruar në një rutinë gjithë këto kohë me partnerin/en. Mund të keni harruar si jetohet jeta madje edhe të eksperimentoni me të. Nëse dëshironi që të bëni ndryshime duhet të shkoni diku që nuk keni qenë më parë.

Lexo edhe :  Kush është këngëtari italian që refuzoi të dalë me Monica Bellucci

Akrepi
Është një atmosferë e këndshme që e bën më të lehtë që ju të socializoheni me njerëzit e tjerë. Jeni shumë të hapur për takime me të tjerë, për të folur për veten, për jetën, hobit dhe gjëra të tjera të ndryshme.

Shigjetari
Nëse keni kaluar një incident të sikletshëm ditët e fundit atëherë një gjë e re pozitive do të ndodhë në lidhje me dashurinë. Mos lejoni që një incident i vogël të shkatërrojë një marrëdhënie të fortë që keni ndërtuar.

Bricjapi
Bisedat dhe diskutimet janë mënyra se si mund të fitoni zemrën e dikujt shumë të pashëm. Ajo që duhet t bëni është që t’i tregoheni si ndiheni. Megjithatë biseda duhet bërë sa më e thjeshtë. Sa më pak emocione dhe personi përballë do ta adhurojë këtë gjë.

Ujori
Ekziston një atmosferë e ngrohtë që do t’ju ndihmojë që të kaloni çdo sulm nervor apo paniku që mund të keni. Nuk dëshironi që të diskutoni vetëm për çështje që lidhen me sëmundje.

Peshqit
Ka shumë mundësi që të merrni pjesë në disa mbledhje shoqërore, ku do t’ju jepet mundësia të takoni njerëz të llojeve të ndryshme. Një person në veçanti do të gjejë një ndihmë të jashtëzakonshme tek ju.


Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 21 korrik 2021

Dashi Ndonjëherë është mirë që të flasësh për çdo gjë pa ndjenjën se duhet të jeni të parët. Nuk duhet...

Në shënjestër edhe Macron, Franca nis hetimet pas skandalit të përgjimit me programin izraelit

Presidenti francez, Emmanuel Macron është një nga disa udhëheqësit botërorë, që besohet se ka qenë në shënjestër për t'u spiunuar përmes një programi izraelit,...

Italia preferon “Made in Albania”/ Në krye të eksporteve shqiptare, më pas vijnë Kosova dhe Spanja

Lehtësimi i masave kufizuese dhe hapja graduale e rrugëve tregtare me vendet partnere ka bërë që eksportet shqiptare të rriten ndjeshëm duke tejkaluar edhe...

Pas përmbytjeve në Europën Perëndimore, shtuhia e frikshme shkatërron Kinën

Pas Europës Perëndimore, moti i keq është zhvendosur në Lindje, në Kinë duke shkaktuar përmbytje masive.Rrugët dhe stacionet e metrove janë zhytur në të...

Rama në Austri: Po nxisim lidhjen mes Bujqësorit në Tiranë dhe universitetit austriak

I shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologen e saj në Austri Elisabeth Koestinger. Rama shprehet...

Lajme të tjera

Web TV