I maskuar dhe i armatosur, momenti kur shqiptari i arratisur nga burgu grabit bankën në Greqi (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një shqiptar i arratisur nga burgu ka pushtuar mediat në Greqi, kur pavarësisht se ishte në kërkim nga policia, ka grabitur një bankë.

Gjithsesi, aventura e 42-vjeçarit, së bashku me një grek 58-vjeçar, ka përfunduar pasi të dy janë vënë në pranga ditën e djeshme në Peristeri, Athinë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet, ku tregohet momenti kur shqiptari futet brenda në bankë i maskuar dhe armatosur dhe kryen grabitjen.

Nën kërcënimin e armës, ai detyron arkëtarin t’i japë të gjitha paratë që gjendeshin atu dhe më pas arratiset me bashkëpunëtorin e tij grek që po e priste.

Por arratia nuk zgjati shumë dhe dy grabitësit u lokalizuan dhe u prangosën. Shqiptarit iu sekuestruan një pistoletë me mulli, fishekë, një shumë në euro që grabiti dhe veshjet e përdorura, ndërsa grekut një armë, dy hanxharë dhe makina që përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia greke thotë se shqiptari ishte arratisur nga burgu në 20 janar të vitit të kaluar, ku po vuante dënimin 28 muaj për vjedhje, rezistencë dhe hyrje ilegale në Greqi.


Të fundit

I maskuar dhe i armatosur, momenti kur shqiptari i arratisur nga burgu grabit bankën në Greqi (Video)

Një shqiptar i arratisur nga burgu ka pushtuar mediat në Greqi, kur pavarësisht se ishte në kërkim nga policia,...

E mori me qira në Zvicër/ Kosovari bënte gara me Lamborghini në rrugët e Shqipërisë, ‘konkurrent’ kishte një BMW

Një Lamborghini gri “gjëmonte” autostradës drejt Vlorës, i ndjekur nga afër nga një BMW e zezë. Kështu e fillon shkrimin media zvicerane Blick.ch, duke rrëfyer për...

Padia e banorëve të zonës/ Gjykata e Lartë merr vendimin: Pezullohet puna për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës...

Bie sërish numri i infektimeve, Ministria jep të dhënat: Asnjë humbje jete!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi...

Hoqi kryqin nga Katedralja e Shkodrës në videoklip, kritikohet ashpër Capital T

Para 1 jave Capital T publikoi videoklipin e tij më të ri, “Buzëqeshje”. Por vetëm ditën e djeshme njerëzit vunë re se reperi kishte...

Lajme të tjera

Web TV