Kërkoi lirimin për tu kujdesur për djalin e sëmurë/ Apeli i GJKKO i refuzon për të tretën herë kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon për të tretën herë radhazi kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila kërkoi lirimin nga qelia për t’u kujdesur pë djalin e sëmurë.

 

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkaNËeb” se avokati ka paraqitur para gjykatës raportet psikologjike për fëmijën, raport për rëndimin e gjendjes shëndetësore të djalit, si edhe raport mjekësor të babait të saj.

Djali i ish-gjyqtares së akuzuar për korrupsion dhe lirimin e personave me dënime të rënda vuan nga një sindromë e rëndë, por sërish Gjykata e Posaçme nuk e ka marrë parasysh këtë situatë.

Po kështu edhe vajza e saj me të atin që kujdeset për fëmijët kanë probleme të theksuara shëndetësore. Janë 7 kërkesa të refuzuara nga Gjykatat për liri të bëra nga ish-gjyqtarja Hoxha. Kjo është hera e tretë në Apel, teksa më herët ka pasur dhe 4 kërkesa në Shkallën e Parë.


Të fundit

Kërkoi lirimin për tu kujdesur për djalin e sëmurë/ Apeli i GJKKO i refuzon për të tretën herë kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon për të tretën herë radhazi kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e...

Kishin informacione për kartelën e drogës, ekzekutohen barbarisht binjaket (Foto)

Një ngjarje makabër ka ndodhur në Brazil. Mësohet se dy motra binjake u ekzekutuan në mes të rrugës dhe e gjithë kjo u trasmetua...

Transportonin emigrantë të paligjshëm për 25 mijë paund, policia britanike shkatërron bandën shqiptare

Një bandë shqiptare kriminale e cila transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme është “goditur” dhe arrestuar nga policia britanike. Banda shqiptare në Londër, e përbërë...

“Shtëpia dukej si burg”, Kanye West i dedikon këngë Kim Kardashian pas ndarjes

Kanye West u përlot në skenë gjatë lançimit të albumit të ri teksa po interpretonte një këngë që flet për divorcin me Kim Kardashian....

Pas thirrjeve fashiste, tifozët e Lazios mbështesin Hysaj

Pak “paqe” për Elseid Hysajn. Ky i fundit është përballur me një situatë të ndërlikuar në nisje të aventurës së tij te Lazio, për...

Lajme të tjera

Web TV