Pasojat e pandemisë, a jemi gati për një treg të ndryshëm pune?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurora Sulçe

Pandemia e COVID 19 ka ndryshuar botën. Ka ndryshuar mënyrën sesi jetojmë, sesi shpenzojmë, sesi orientojmë investimet. Një ndryshim i sjelljes konsumatore që bizneset duhet t’i përshtaten. Një krizë që në vetvete paraqet mundësi. Këto ndryshime kanë prekur edhe tregun e punës. Profesione që do të zhduken dhe të reja që do të krijohen. E kjo u pa qartë gjatë muajve të karantinës (mars-maj 2020), ku shumë industri nxituan të përshtaten dhe të ofrojnë shërbimet on line për qytetarët, në përpjekje për të ruajtur tregun, klientelën, fitimet dhe për të cuar përpara aktivitetin. U pa nevoja për ekspertë të IT, të cilët në shumë biznese mungonin. Ose edhe për të trainuar punonjësit ekzistues në këto fusha të reja që kërkon tregu. Në përpjekje për të kuptuar ndryshimet që tregu i punës pësoi gjatë vitit pandemik, Iniciativa Qytetare Shqiptare, me asistencën teknike dhe financiare të Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në kuadër të projektit Ideal të financiar nga Bashkimi Europian zhvilluan një studim, ku pas gjetjeve për sektorët dhe bizneset që iu prekën më shumë dhe u detyruan të bëjnë shkurtim të fuqisë punëtore, u bënë edhe propozime për Ministrinë e Financave.
Por si ka ndryshuar tregu i punës?

Panorama përgjithshme e biznesve dhe punësimit në 2020

Në një shikim të nivelit të punësimit në vend përpara fillimit të pandemisë më të madhe të jetuar ndonjëherë në Shqipëri, ashtu si dhe në gjithë botën bizneset janë ato që u ndikuan direkt, pavarësisht nëse janë pjesë e sektorit privat apo publik.
Nga të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të cilat janë përpunuar dhe llogaritur për të bërë sa më të lehtë kuptimin e efekteve shikohet se në fillim të vitit 2020 në Shqipëri operonin gjithsej 113 mijë biznese. Peshën më të madhe e mbajnë të vetëpunësuarit (bizneset me vetëm 1 punëmarrës). Këto biznese përbëjnë 57 për qind të gjithë numrit të bizneseve në vend. Por, së bashku me bizneset që kanë nga 2 deri 10 të punësuar, të cilat kuptohen si biznese të vogla ato zënë sa 93 përqind të gjithë bizneseve.
Krahas bizneseve të vogla, në fillim të vitit 2020 në treg operonin edhe biznese të mesme me një peshë sa 5 përqind e bizneseve gjithsej. Grupi i fundit i bizneseve, të cilët janë bizneset e mëdha (VIP) si dhe ndërmarrjet e mëdha publike në energjetikë, në sektorin e hidrokarbureve, por edhe kompanitë më të mëdha private zë një peshë sa 2 për qind e bizneseve në vend.

Bizneset e vogla dhe të mesme (përfshirë edhe vetëpunësimet/mikrobizneset) përbëjnë 98.3% të të gjitha aktiviteteve/bizneseve në Dhjetor 2020, me një rritje mjaft të lehtë prej 0.1% të peshë së tyre në raport me totalin e bizneseve. Këto kategori biznesesh dhe përbëjnë 48.7% të punësimit total të sektorit të biznesit me një rritje mjaft të lehtë prej 0.1%. Bizneset e mëdha dhe shumë të mëdha (përfshirë institucionet publike dhe ndërmarrjet publike) përbëjnë vetëm 1.7% të numrit të bizneseve në vend, me një ulje mjaft të lehtë në raport me Shkurt 2020.
Duke pasur parasysh kontributin e tyre thelbësor në ekonomi, sigurimi i mbështetjes për sektorin privat është shumë i rëndësishëm për të zbutur rënien ekonomike dhe për të ruajtur vendet e punës. Deri më tani, ka prova empirike shumë të kufizuara në dispozicion se si kriza COVID-19 ka prekur bizneset e vogla dhe të mesme (NVM), por ende nuk ka studim analitik për to. Sidoqoftë, bazuar në të dhënat e reja dhe ekskluzive të kësaj analize të shkurtër, mund të ekstrapolizohet se NVM-të do të përballen me humbje të mëdha në të ardhura dhe do të kenë burime të kufizuara financiare për t’i bërë ballë një skenari krize afatgjatë.

Në analizën e ndikimit të bizneseve nga pandemia, në një krahasim midis numrit të bizneseve në Dhjetor 2020 me muajin Shkurt 2020, prezantohet një situatë sipas tabelës. Të dhënat e tabelës janë rezultati i krahasimit midis dy periudhave (para fillimit të pandemisë dhe mbylljes së vitit 2020). Një fakt interesant në këtë panoramë të hstimit dhe pakësimit të bizneseve sipas rajoneve dhe kategorive të bizneseve është numri i rritur i tyre në nivel kombëtar.
Duke konsideruar faktet se brenda keësaj periudhe janë hapur dhe mbyllur biznese të ndryshme, si dhe duke konsideruar gjithashtu se në të dy periudhat kemi “të fotografuar” situata faktike të bizneseve, duket se rritja për gjithë vendin është me 2.3 përqind (1560 mikrobiznese, 1190 biznese të vogla, pakësuar 90 biznese të mesme dhe 10 biznese të mëdha).

Ndryshimet në rritje për bizneset me të vetëpnuësuar dhe ato të vogla vijnë kryesisht për shkak të ndryshimit të ligjit për deklarimin e të ardhurave të integurara për gjithë punonjësit që kanë më shumë se një punësim. Ky ndryshim duke se ka ndikuar në rritjen e numrit të bizneseve me 1 punëmarrës. Ndërkohë, rritja vjen edhe për shkak të një regjistrimi në rutinën e tyre vjetore për të mbyllur licencat e vjetra dhe për të hapur të reja. Kjo situatë në raport me lejet provohet nga të dhënat e INSTAT, ku matjet e kryera sipas Anketës së tremujorit të tretë të forcave të punës, në të cilën përmendet se numri i të punësuarve gjithsej është ulur me 1,2 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, ky tregues u ul me 0.1 %.
Në analizën e aktiviteteve më të prekura duket se janë bizneset e mesme, të cilat operojnë në sektorin e shërbimeve, ku veçanërisht janë shërbimet e lidhura me turizmin, si dhe aktivitetet prodhuese dhe ato që kryejnë shërbime të natyrave të ndryshme profesionale. Më pak të prekur janë tregtia e gjithë artikujve, por edhe ndërtimi.
Efektet e pandemisë te punësimi dhe tregu i punës

Lexo edhe :  Paris Hilton thotë se nuk do që fëmijët t'i ngjajnë në këtë aspekt

Në analizën për tregun e punës mbetet ende një fakt që është analizuar pak lidhur me punonjësit e tregut informal të punës, të cilët përbëjnë jo pak, por sipas të dhënave të Bankës Botërore, punësimi informal në vitin 2018 (e dhëna e fundit e disponueshme) për Shqipërinë ishte sa 37% e tregut të punës. Nisur nga ky fakt i prezencës së tregut informal në tërësinë e të dhënave të INSTAT dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nuk përfshihen edhe punonjësit e këtij tregu shumë të madh. Kjo situatë alarmante, e cila ka ndikuar njësoj edhe për punonjësit e këtij tregu ka marrë një pjesë prej të paktën 2% të tyre duke rezultuar në regjistrime të bizneseve të reja me të vetëpunësuar dhe biznese të vogla, sipas tabelës më lart.

Por, le të analizojmë të dhënat në dispozicion për të parë se si paraqitet tregu i punës dhe punësimet sipas të dhënave zyrtare për vitin 2020, i cili është viti i parë i pandemisë Covid-19. Sipas të dhënave statistikore për numrin e të punësuarve në vend, në fillim të vitit 2020 tregu formal i punës (punonjësit e regjistruar në skemën e sigurimeve) regjistron një numër total prej 688 mijë punonjësish. Në fundin e vitit 2020 ky numër ka arritur në 692 mijë e tetëqind punonjësish.
Duket se në fund të vitit 2020 ka një rritje prej 0.7% të numrit të të punësuarave, ku pjesa më e madhe sipas analizës që vjen më poshtë i takon pjesës së tregut të të vetëpunësuarve dhe bizneseve të vogla me një rritje prej 2.4 përqind. Numri i punonëjsve për bizneset e mesme dhe të mëdha ka një pakësim prej 1.7 përqind, i cili vjen kryesisht nga ndikimi i pakësimeve te bizneset e mesme.
Në një krahasim për secilën kategori të segmentimit të punonjësve, sipas kategorive të biznesit në të cilat janë punësuar shikohet rritje me 0.1% të të vetëpunësuarve, rritje me 0.4% të bizneseve të vogla me 2-10 punonjës. Pakësimet fillojnë në kategorinë e bizneseve të mesme me 11-50 punonjës me 0.4% më pak punonjës, si dhe për kategorinë e bizneseve të mëdha me 51-500 punonjës me 0.6 punonjës më pak, si dhe për kategorinë e bizneseve më të mëdha, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve qendrore në vend me mbi 500 punonjës me rritje 0.5%.

Si ka ndikuar pandemia te numri të vetëpunësuarve dhe atyre të punësuar?

Në analizën e të vetëpunësuarve shikohet tendenca më e madhe e rritjes në vitin 2020.
Kjo kategori e aktiviteteve është një tregues, se përtej faktit që pandemia ka ndikuar në bizneset e mesme dhe të mëdha, duket se të vetëpunësuarit janë pjesa reaguese ndaj krizës së shkaktuar për të qenë edhe një pjesë që vjen nga reagimi i masave të ndryshme në funksion të ngushtimit të hapësirave për evazion, megjithëse rritja e aktiviteteve që përdorin teknologjinë është ende nën një monitorim të pakët nga administrata fiskale.
Ndërkohë, rritja e numrit të punësuarve në fund viti 2020 në krahasim me fillimin e pandemisë, në rastin e Fierit (1300 punonjës më shumë) është tregues i efektit direkt nga investitori i vetëm i madh që ka hyrë në qytetin e Fierit në sektorin e prodhimit të pjesëve për automjete. Shtimet e punonjësve në mbarë vendin (3300 punonjës më shumë) janë treguesi i shtimit të bizneseve të shërbimeve të transportit, online, si dhe të tregtisë në biznesin e vogël, kryesisht në zonën e Tiranës dhe Durrësit. E njëjta situatë, por me përmasa më të vogla është edhe për të vetëpunësuarit, të cilët janë të përhapur masivisht në sektorin e shërbimeve profesionale.

Aktivitetet më të prekur nga efektet e Covid-19 dhe punësimi

Nga krahasimi midis periudhës para pandemisë me periudhën e fundvitit duket se disa nga aktivitetet që kanë një prekje më të madhe janë shërbimet e lidhura me udhëtimet, transportin dhe tregtia me shumicë e mallrave industriale joushqimore.
Më e dukshme është në rajonet e veriut të Shqipërisë, por edhe ato të jugut, pavarësisht se ka një diversifikim ende të pastabilizuar drejt aktiviteteve që janë të lidhura me shërbimet online, edhe pse në një masë mjaft të vogël në raport me aktivitetet tradicionale tregtare. Një qasje e aktiviteteve që është ndikuar për mirë është sektori i shërbimeve dhe tregtisë farmaceutike dhe mjekësore të të gjitha kategorive të bizneseve, sektori i ndërtimeve dhe ai prodhimit të matërialeve për ndërtim, të cilët kanë një rritje poshtë nivelit të fillimit të pandemisë, por që duhet mbajtur në konsideratë edhe periudha sezonale e aktiviteteve.

Përballë një situate të tillë, ku viti 2021 parashikohet si fillim i i rimëkëmbjes ekonomike, biznesi nuk duhet lënë vetëm. Pasi një rikuperim i qëndrueshëm ekonomik nga kriza kërkon rritje të produktivitetit të sektorit privat, përmes adoptimit të produkteve dhe proceseve të reja të përshtatura me realitetet e reja ekonomike. Kjo përfshin një përshpejtim të disa tendencave të fundit globale, të tilla si: tregtia elektronike, puna në shtëpi, mënyrat elektronike të komunikimit, etj. Por gjithashtu, përfshin rregullimin e produkteve dhe shërbimeve në sektorë që janë prekur më fort nga kriza siç është turizmi, transporti, tregtia me pakicë, restorantet, shërbimet kulturore dhe sociale, etj.
Një rimëkëmbje e fortë dhe e qëndrueshme ekonomike kërkon, që bizneset e mëdha, që janë të përgatitura dhe kanë një konsolidim financiar të miratojnë për aplikim teknologjinë e re të informacionit dhe komunikimit (TIK), si dhe shërbime dhe procese për të rritur produktivitetin e tyre pasi kjo i ndihmon ata të përshtaten me ndryshimet e kërkesës konsumatore të diktuara më forcë nga pandemia. Ajo që kërkohet sot në kuadër të këtij projekti, por që është dakortësuar edhe me shoqatat e biznesit është njohja e shpenzimeve për trainimin e punonjësve si shpenzime të zbritshme. Një propozim që Ministria e Financave ka marrë publikisht zotimin për ta përfshirë në paketën fiskale 2022.

Të fundit

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Lajme të tjera

Web TV