Rama uron ditë të mbarë me pamjet nga maketi i portit të Durrësit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e maketit të përfunduar të Portit të Durrësit, të krijuar nga studioja urbanistike të Emaar Group në Dubai.

Aktualisht maketi siç specifikoi edhe kryeministri përmes rrjetit të tij social Facebook ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të fillojë ndërtimi i një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut.

 

Me pamjet magjike 3D të investimit gjigand dhe këngën “We belog to the sea” (ne i përkasim detit) kryeministri i ka uruar një ditë të mbarë të gjithëve.

Porti i ri Turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare.

Më 16 prill është prezantuar masterplani për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan, në të cilën kompania Emaar Group do të investojë 2 miliardë euro.

Projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.


Të fundit

Rama uron ditë të mbarë me pamjet nga maketi i portit të Durrësit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e maketit të përfunduar të Portit të Durrësit,...

Shqiptari u vetëaksidentua, autoritetet zvicerane dëbojnë 29-vjeçarin

Gjykata Penale e Bazelit, në Zvicër ka dëbuar nga shteti një sipërmarrës nga Kosova. 29-vjeçari, identiteti  i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet...

Pasojat e pandemisë, a jemi gati për një treg të ndryshëm pune?

Nga Aurora Sulçe Pandemia e COVID 19 ka ndryshuar botën. Ka ndryshuar mënyrën sesi jetojmë, sesi shpenzojmë, sesi orientojmë investimet. Një ndryshim i sjelljes konsumatore...

Sherri degradoi, burri plagos me thikë fqinjin 44-vjeçar

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Cërrik. Policia ka arritur brenda pak minutash...

Covid-19/ Rritja e rasteve të infeksionit izolon mbi 13 milionë australianë

Më shumë se 13 milionë australianë – rreth gjysma e popullsisë – janë në izolim, pas rritjes së kufizimeve, si pasojë e përhapjes së...

Lajme të tjera

Web TV