Sherri degradoi, burri plagos me thikë fqinjin 44-vjeçar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Cërrik. Policia ka arritur brenda pak minutash të arrestojë autorin, fqinj me të plagosurin.

Rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

 

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 


Të fundit

Sherri degradoi, burri plagos me thikë fqinjin 44-vjeçar

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Cërrik. Policia...

Covid-19/ Rritja e rasteve të infeksionit izolon mbi 13 milionë australianë

Më shumë se 13 milionë australianë – rreth gjysma e popullsisë – janë në izolim, pas rritjes së kufizimeve, si pasojë e përhapjes së...

Revolucioni teknologjik 4.0 dhe e ardhmja e punësimit

Nga Valter HOXHA Cfarë po ndodh sot me inovacionet teknollogjike dhe revolucionin industrial 4.0? A po rrezikohen profesionet tradicionale si doktor, jurist, kontabël etj., nga...

Përmbytje katastrofike në Kinë/ 12 njerëz humbin jetën, mijëra të tjerë evakuohen nga banesat (Video)

Përmbytjet e mëdha në Kinën qendrore kanë shkaktuar deri më tani 12 viktima. BBC raporton se mijëra banorë janë detyruar të evakuohen nga banesat...

Konferenca e Potsdamit, si e futi në “kthetra” Gjermaninë

Më në fund Gjermania ndodhej në fijen e perit, dhe udhëheqësit e mëdhenj të ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik vendosën të takoheshin...

Lajme të tjera

Web TV