“Speca me gjizë” në mes të Los Angeles/ Rita Ora i kërkon mamasë recetën e gatimit shqiptar (Foto)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Prindërit e këngëtares shqiptare Rita Ora, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora, kanë bërë ndalesën e radhës në Ulqin pas pushimeve në jugun shqiptar.

Ata janë duke shijuar një pushim veror në mbarë bregdetin shqiptar, teksa aktualisht kanë zgjedhur lumin Buna si destinacion për të qëndruar për disa ditë.

Rita ka treguar gjithmonë se e pëlqen shumë ushqimin tradicional shqiptar.

Së fundmi, ka qenë pikërisht Vera ajo e cila në një video të publikuar në InstaStory, është shfaqur brigjeve të lumit Buna, ndërsa gatuan një nga pjatat më të preferuara të Ritës.

Bëhet fjalë për pjatën tradicionale “speca me gjizë”, për të cilën Vera thotë se bija e saj i ka kërkuar edhe recetën se si ta gatuajë atë në Los Angeles.

“Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si ta gatuash gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, shkroi nëna e këngëtares në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë edhe vetë artistja me të parë postimin e nënës së saj e rishpërndau atë në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e saj “Më e forta”.


Të fundit

“Speca me gjizë” në mes të Los Angeles/ Rita Ora i kërkon mamasë recetën e gatimit shqiptar (Foto)

Prindërit e këngëtares shqiptare Rita Ora, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora, kanë bërë ndalesën e radhës në Ulqin pas pushimeve...

Manastirliu: Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se mbi 1 milion e 90 mijë shqiptarë janë vaksinuar ndaj COVID-19. Ajo thotë se vetëm nëpërmjet këtij procesi...

Debutim historik me Barcelonën, Manaj shënon tre herë në miqësore (Video)

I transferuar te Barcelona B në janarin e 2020-ës, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Rey Manaj priti plot një vit e gjysmë për të debutuar...

Politikani italian vret me armë emigrantin pas konfliktit në lokal (Detaje/Emrat)

Një anëtar i partisë së djathtë të Lidhjes Italiane, Massimo Adriatici do të qëndrojë në “arrest shtëpiak”, pasi akuzohet se vrau me armë një...

Unaza e Madhe në verilindje të kryeqytetit, Rama poston videon: Është realizuar 90 % e projektit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Kantieri i Unazës në pjesën verilindore, Loti 2 dhe 3 në Tiranë. Kreu i qeverisë shkruan se...

Lajme të tjera

Web TV