Transportonin emigrantë të paligjshëm për 25 mijë paund, policia britanike shkatërron bandën shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bandë shqiptare kriminale e cila transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme është “goditur” dhe arrestuar nga policia britanike.

Banda shqiptare në Londër, e përbërë nga 7 shqiptarë, transportonte qindra emigrantë përmes një tuneli të fshehur me furgona dhe kamionë.

Sipas mediave, shumë prej emigrantëve janë transportuar të fshehur pas mobilieve në automjete të kompanive të punësuar posaçërisht për të kryer transportin paligjshëm te tyre, duke përdorur një rrjet me lidhej në të gjithë Evropën.

Emigrantët paguanin nga 25 mije paund, dhe përveç transportit thuhet se banda shqiptare i siguronte edhe një [unë të paligjshme në Britaninë e Madhe.

Pas 6 përpjekjeve për transportim të cilat u ndaluan nga stafi i Forcave kufitare në terminalin terminalin Coquelles afër Calais dhe dy të tjera të cilat u ndërprenë përpara se të arrinin në det, grupi kriminal mbas trafikimit u zbulua.

Policia në kuadër të operacionit të “shkatërrimit” të kësaj bande shqiptare trafikantësh ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe shumën prej 30 mijë paund.

Komandanti Richard Harrison, nga NCA, tha se banda kishte rrezikuar sigurinë e emigrantëve dhe ka kërcënuar sigurinë e kufirit britanik përmes veprimeve të tyre të paligjshme.

“Ne besojmë se këto arrestime do të kenë ‘shkatërruar’ një rrjet të organizuar kriminal, përgjegjës për trafikimin e qindra njerëzve në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme”, tha ai.

NCA është shprehur me parë, se beson se grupet shqiptare të krimit të organizuar kontrollojnë tregun e paligjshëm të kokainës në pothuajse çdo qytet të madh në vend, si dhe janë përfshirë në aktivitete të tjera kriminale siç janë trafikimi i njerëzve.

 

Të fundit

“Hiq dorë nga presionet”, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes

Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së. Monika Kryemadhi i ka...

Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë/ Kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë

Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Raporti i të rinjve që janë...

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë punës pak ditë më parë. Balliu...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Lajme të tjera

Web TV