U arrestua dy ditë më parë në Prishtinë, gjykata merr vendimin për këngëtaren Fjolla Morina

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Këngëtarja Fjolla Morina do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Mbi dyshimin për trafikim më armë dhe arratisja nga vendi i paraburgimit, Fjolla Morinës i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda.

Për këtë vendim e ka marrë të mërkurën gjyqtari i procedurës paraprake Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina me mbrojtësit e saj.

Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021.

Fjolla është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Morina ishte shpallur në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.


Të fundit

U arrestua dy ditë më parë në Prishtinë, gjykata merr vendimin për këngëtaren Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Mbi dyshimin për trafikim më armë dhe arratisja nga...

Festë e “përgjakshme” në Itali/ I riu hap zjarr me armë, 10 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Taranto të Italisë. Festa e 300 studentëve të një universiteti ka përfunduar me dhjetë të plagosur. Sipas...

Rindërtimi i banesave pas tërmetit, Veliaj familjes Nela: Po ndërtohen edhe 62 shtëpi të tjera

Mes mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 të cilave po u rindërtohen shtëpitë nga e para, kanë përfituar...

Me këmbët në timon dhe muzikë/ Të rinjtë shqiptarë nuk ndërgjegjësohen, vijojnë sjelljet “vrasëse”(Video)

Të rinjtë shqiptare vijojnë me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Pas rastit të fundit ku një i ri hipi sipër makinës ndërkohë që lëvizte,...

Rama inspekton fabrikat, nuk kursen batutat me sipërmarrësin: Ju jeni mishngrënës të lindur

Kryeministri Edi Rama, nën shoqërinë e drejtoreshës së AZHBR-së, Frida Krifca, kanë inspektuar tre fabrika të reja në zonën e Vorës dhe të Kasharit. Edhe...

Lajme të tjera

Web TV