Babë e bir kultivonin kanabis në vazo lulesh, policia u vendos pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babë e bir janë arrestuar në Fier pasi janë kapur teksa kishin mbjellë kanabis në vazo lulesh.

Në pranga kanë rënë Gëzim Berisha dhe Afrim Berisha. Sipas burimeve mediatike  babë e bir kishin mbjellë në vazo lulesh 6.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë të mbjellë. Arrestimi i tyre është bërë pas hetimeve 2 mujore.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Arben Vrenozi, për të njëjtën akuzë.

“Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi A. V., 52 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në oborrin e banesës iu gjetën kubikë me fidanë të dyshuar kanabis”, njofton Policia.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV