“Ballkani i ri Europian”/ Ja për çfarë biseduan Zaev, Rama dhe Vuçiç në takimin online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e kësaj të enjteje, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim “online” me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi është konfirmuar nga Zaev, i cili nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, shkruan se në takim, është biseduar për Forumin Ekonomik dhe Bashkëpunimin Rajonal, që do të zhvillohet në Shkup më 29 korrik.

Zaev shkruan se komunikimet sistematike, bëhen për të përmirësuar jetën e qytetarëve të këtyre vendeve.

“Ky është Ballkani i ri Europian”, shkruan ndër të tjera kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë i Zoran Zaev:

Sot në mëngjes pata një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama e organizojmë në Shkup më 29 korrik.

Lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Europian.

 

Të fundit

“Prisja më shumë nga Rikja”/ Habit Spartak Ngjela, zbulon fituesin e “Big Brother Vip”

Avokati Spartak Ngjela njihet për analizat e tij politike, megjithatë nuk nguron të japë opinione edhe për botë ne...

Spiropali-Berishës dhe Metës: Hani thana, ndaj Altin Dumanit dhe SPAK

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja Elisa Spiropali, ka shënjestruar ish-kryeministrin Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ajo u shpreh se të dy këta politikanë,...

“Këtu nuk është çmendur njëri, jemi çmendur të gjithë”/ Sula: Ky s’është parlament, por..

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend tha se Kuvendi është kthyer në një shtojcë të Republikës Kryeministrore. “Kjo që...

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu, janë arrestuar nga policia zviceriane, ku u mbajtën...

Google pushon 28 të punësuar pas protestave kundër marrëveshjes me Izraelin

Google pushoi nga puna 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në California...

Lajme të tjera

Web TV