Kakavijë/ 58-vjeçarja kapet “mat” me mbi 20 mijë euro të padeklaruara

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Një 58-vjeçare është proceduar penalisht nga policia në kufirin e Kakavijës, pasi është kapur me më shumë se 20 mijë euro të padeklaruara.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar, një automjet tip “Jeep”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet, gjetën në çantën e shtetases L. F., 58 vjeçe (pasagjere në mjet), 20080 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja L. F. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 


Të fundit

CNN mbi “rusifikimin” e sistemit arsimor të Ukrainës: Nën tytën e automatikut ata…

Kur ushtarët rusë të maskuar plaçkitën shtëpinë e Ninës në Ukrainën verilindore në orën 6 të mëngjesit të një...

Po ngjiteshin në Malin e Çikës, bien dy turistë holandezë

Dy turistë holandezë janë bërë protagonistë të një incidenti pasditen e sotme teksa janë ngjitur në Malin e Çikës. Raportohet se dy turistët kanë...

Startojnë zgjedhjet e reja në PS, Rama: Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces…

Startojnë zgjedhjet e reja në strukturat e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ka folur sot në takimin e Këshillit koordinues të qarkut Tiranë “Arsyeja themelore...

100 vjet më parë: Çekrezi dhe njohja e Shqipërisë nga SHBA

Nga Ilir Ikonomi Në fillim të vitit 1920, Kostandin Çekrezi nga Ziçishti, njeri i shkolluar në Harvard, nuk linte rast pa ndërhyrë pranë Departamentit të...

Një portë në Mars? Fotoja e roverit të NASA-s që po çmend rrjetin!

Nuk është hera e parë që imazhet nga Marsi ngjallin kureshtje të madhe, por një foto e realizuar këto ditë nga roveri Curiosity i...

Lajme të tjera

Web TV