Lojërat Olimpike/ Ministrja Kushi mbështet atletët shqiptarë në Tokio

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka mbërritur në Japoni për të mbështetur ekipin olimpik shqiptar në kuadër të Lojërave Olimpike ‘Tokyo 2020’. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kushi bën me dije udhëtimin teksa shprehet besimplotë se sportistët tanë elitare do të na bëjnë krenarë me pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike.

“Sapo mbërrita në Tokio dhe gjeta mikpritjen e ngrohtë të organizatorëve. Nesër flamuri shqiptar do të valëvitet në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’ dhe sportistët tanë elitarë do të na bëjnë të gjithëve krenarë me pjesëmarrjen e tyre! Suksese”, shkruan Kushi.

Lojërat Olimpike do të nisin nga dita e nesërme më 23 korrik dhe zgjasin deri me 8 gusht. Shqipëria do të marrë pjesë në 6 sporte: gjimnastikë Artistike, qitje, judo, not, peshëngritje dhe atletikë, ndërsa do të përfaqësohet nga 9 sportistë.

Lista e spotistëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’:

  1. Luiza Gega/ Atletikë
  2. Matvei Petrov/ Gjimanstikë Artistike
  3. Manuela Deliaj/ Qitje
  4. Indrit Cullhaj/ Judo
  5. Kledi Kadiu/ Not
  6. Briken Calja/ Peshëngritje
  7. Nikol Merizaj/ Not
  8. Izmir Smajlaj/ Atletikë
  9. Erkand Qerimaj/ Peshëngritje

 

 

 


Të fundit

Skemat e mashtrimit me vlera të mëdha/ Finalizohet me sukses operacioni, 4 persona në pranga, midis tyre dy të huaj

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka bërë me dije sot në një konferencë për mediat se në...

Lojërat Olimpike/ Ministrja Kushi mbështet atletët shqiptarë në Tokio

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka mbërritur në Japoni për të mbështetur ekipin olimpik shqiptar në kuadër të Lojërave Olimpike 'Tokyo 2020'. Përmes një...

Vivaldi ngjit në skenën e teatrit të Firences operan “Skënderbeu”

22 korrik 1718 Në fillim të viteve 1700, kompozitori i njohur Antonio Vivaldi shkroi një opera për Skënderbeun. Në korrik të vitit 1718 opera “Skënderbeu”...

Hyn në fuqi certifikata shëndetësore, në protestë francezët

“Jo certifikatës së turpit”, apo “Liri për të zgjedhur”. Këto ishin disa prej sloganeve që thërrisnin qindra protestuesit në Paris, kundër implementimit të certifikatës...

Dimensionet e Dhimitër Shuteriqit, poet, prozator e studiues

Ai ishte shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit. U lind më 18 korrik të vitit 1915 dhe u nda nga...

Lajme të tjera

Web TV