Peleshi: Pas 15 vitesh po nxjerrim pilotë me kapacitet të plotë, maturantët të zgjedhin Forcat e Armatosura

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka bërë thirrje maturantëve të përzgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura, e cila sivjet do të ketë një përmasë tjetër, ku veç shkencave ushtarake, do të ofrojë programe studimi bachelor në Teknologjinë e Informacionit.

Peleshi shprehet se ajo do të shndërrohet në mundësinë më të mirë në treg për ndjekjen e studimeve të larta.

“Pas pjesës teorike, kursantët për pilotë në Bazën e Farkës nisën edhe praktikën fluturuese. Pas 15 vjetësh po prodhojmë pilotë me kapacitetet tona. Rritja e kapaciteteve njerëzore do shoqërohet padyshim edhe me përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e gatishmërisë së mjeteve fluturuese, por edhe pajisjen pas pak muajsh me helikopterët e rinj Black Hawk.

Përfitoj nga rasti të ftoj të gjithë maturantët të përzgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura, e cila sivjet do të ketë një përmasë tjetër, ku veç shkencave ushtarake, do të ofrojë programe studimi bachelor në Teknologjinë e Informacionit, Navigacion Detar dhe master në Sigurinë Kibernetike, duke u shndërruar kështu në mundësinë më të mirë në treg për maturantët shqiptarë, për ndjekjen e studimeve të larta”, shkruan Peleshi.


Të fundit

Peleshi: Pas 15 vitesh po nxjerrim pilotë me kapacitet të plotë, maturantët të zgjedhin Forcat e Armatosura

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka bërë thirrje maturantëve të përzgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura, e cila...

“Me vjehrrën mirë shkoni?”, Rama ‘ngacmon’ nusen gjatë vizitës në një bujtinë në Libohovë, ja si i përgjigjet ajo

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Libohovë, ku ka vizituar një bujtinë, e para që hapet për turistët në fshatin Labovë e Kryqit....

Rama në tunelin e Skërficës: Do shkurtojë me 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë! Balluku: Ja kur do të jetë i aksesueshëm

Kryeministri Edi Rama ka ndaluar të inspektojë punimet edhe në tunelin e Skarficës. I shoqëruar edhe nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kryeministri bëri...

COVID-19/ Shënohen sërish rritje infektimesh në vend, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 34 raste me COVID-19 të evidentuara në 24 orët e fundit, teksa nuk ka asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë...

Manaj tashmë vlen më shumë

Para-sezoni i Barcelonës është i mirë për disa gjëra. Duke e vendosur ekipin së bashku, evidentohen lojtarë që ishin ‘të padukshëm’, të cilëve u jepet...

Lajme të tjera

Web TV