“Përballë Krizës–Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”, ekspertët e ekonomisë Adrian Civici dhe Anastas Angjeli publikojnë librin e ri

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Dy ekspertët e njohur të ekonomisë, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof.Dr, Anastas Angjeli dhe Prof. Dr Adrian Civici, promovuan sot librin “Përballë Krizës – Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”.

Mes personaliteteve të njohur të fushës ekonomike, politike dhe shkencave sociale në panel ishin të ftuar , Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko. Ky libër vjen si një analizë më e thellë dhe e detajuar sa i përket e zhvillimeve, ndikimeve implikimeve, problemeve, e pasojave që kriza e koronavirusit krijoi. Dy ekspërtët e ekonomisë, kanë depërtuar në “zemër të mekanizmave të kësaj krize”, shumedimensionale, humane e shendetesore, ekonomike e sociale, financiare dhe teknologjike. Ata kanë analizuar gjithashtu mendimin ekonomik shkencor, shkollat e këtij mendimi, por dhe të një ndryshimi të madh praktik dhe pasojat.

“Jemi përpjekur, të ofrojmë, në formën e informimit, analizave, komenteve, përshkrimeve, dhe pse jo, dhe të rekomandimeve, atë që ka ndodhur me këtë krizë , si dhe, me çfarë skenaresh e periudhe kohore pritet të dilet prej saj”, u shpreh themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli.

Bashkëautori, Adrian Civici u shpreh se kriza e koronavirusit ishte një krizë ndryshe pasi erdhi jashtë ekonomisë dhe financave, por me pasoja të forta në to, prandaj dhe sfidat që sjell me vete janë të përmasave të reja. “Sfidat që kemi përpara janë të mëdha dhe ne me modesti jemi përpjekur t’i japim përgjigje shumë pyetjeve që ngrihen për të ardhmen, jo vetëm në fushën ekonomike dhe financiare por në të gjitha fushat e tjera të implikuara”, tha Civici.

Ministrja e Financave dhe ekonomisë Anila Denaj theksoi se e ardhmja është e vështirë të parashikohet, por çdo krizë sjell me vete edhe oportunitete.

Lexo edhe :  Pas Finlandës edhe Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO

”Duke kuptuar se sa e vështirë ishte kjo krizë për bizneset ne duhet të bëjmë të mundur të orientojmë pikërisht në ato fusha ende të pashfrytezuara plotësisht ku egzistojnë këto oportunitete. Ky ishte një mësim i mirë që morëm nga kjo krizë globale”, u shpreh Ministrja.

Libri u vlerësua edhe nga të pranishmit e tjerë në panel. Ky libër vjen vetëm një vit pas publikimit të librit “Kriza ekonomike – në periudhën e koronavirusit”. Dy autorët nënvizuan se libri pasues nuk ishte thjesht nje dëshirë por ishte dhe një detyrim ndaj lexuesve për shkak se, kur u shkruajt dhe u publikua pjesa e parë e këtij libri, pandemia dhe kriza ekonomike rrjedhoje e kësaj pandemie, ishte vetëm në fillesat e veta.


Të fundit

“Sekretari Pompeo më emëroi në Tiranë”, Kim: Shqipëria model, po kontribuon për botën

Në kuadër të konferencës për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pohoi se...

Cila ishte ngjarja më e ngarkuar në histori

Shifrat flasin vetë: masat po mobilizohen më shumë për fenë sesa për politikën. Këtu janë ngjarjet më të ndjekura të dekadave të fundit në...

Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë/ “Kombinati” përplaset me koshin e mbeturinave

Është aksidentuar përsëri një autobus në Tiranë. Bëhet fjalë për urbanin e linjës së Kombinatit i cili është përplasur me një kosh mbeturinash. Mësohet se ngjarja...

E rëndë në Greqi/ 13-vjeçari i jep fund jetës pas sfidave në TikTok

Një 13-vjeçar në Greqi është gjetur i vdekur në dhomën e tij. I mituri është gjetur i varur në dhomën e tij nga prindërit,...

Rama konferencë me Mike Pompeo: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri që do të…

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cili viziton Shqipërinë për herë të parë. Gjatë kësaj konference do të...

Lajme të tjera

Web TV