Rama sipërmarrësve: Do hapet tregu me Lindjen e Mesme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte dje në tre fabrika të reja në zonat e Vorës dhe Kasharit, ku pa nga afër punën e tyre. Rama tha se këto fabrika, me mbështetjen e AZHBR-së nëpërmjet programit IPARD janë pjesë e një gjenerate të re të zhvillimit ekonomik e bujqësor në vendin tonë. Gjatë bashkëbisedimet me një sipërmarrës nga Tepelena, i cili ishte duke ndërtuar një fabrikë të përpunimit të mishit, kreu i qeverisë nuk kurseu as batuta. Ndërsa i premtoi mbështetje, madje i tha se do t’i ndihmojnë me hapjen e tregut me vendet e Lindjes së Mesme. “Gjëja tjetër që ne mund t’ju ndihmojmë është që t’ju hapim rrugën e tregut në Lindjen e Mesme”, tha Rama. Ndërsa siparmarrësi tha se “Është një synim, se ne jemi njohur me tregun. Na kanë ardhur informacion nga Dubai. E kërkojnë shumë mishin edhe në origjinën e kemi nga Tepelena”. Por përgjigjen e tij Rama ja ka kthyer me ironi. “Ju jeni mishngrënës të lindur, por çështja është që gjithë zinxhiri tani këputet, sepse këtu nuk ka akoma standarde të tilla. Në momentin që vijnë këtu dhe shikojnë dhe marrin garancinë, dmth çfarë paguajnë do marrin”, tha Rama. Ndërkohë nga një tjetër fabrikë, Rama tha se përmes investimeve në këto sipërmarrje jepen shembuj se kush ka vizion dhe ambicie nuk është e nevojshme që të largohet, pasi fiton më shumë sesa jashtë shtetit. “Këto janë fabrika të një gjeneratë tjetër sepse krijon premisa për të pasur kampionë këtu. Ne duhet t’ju vazhdojmë t’ju mbështesim dhe ju mbështesim. Është e rëndësishme që përmes këtyre jepen shembuj që kush ka vizion, ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë shtetit sepse këtu fiton më shumë se jashtë shtetit”, tha Rama.

Lexo edhe :  Akuzat e Metës ndaj SPAK, reagon kryeprokurori Olsian Çela

Krifca
E pranishme ishte edhe drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, e cila në fjalën e saj tha se këto investime janë masive dhe se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka mundësuar një procedurë parapagese. “Kemi ardhur në një kantier ndërtimi në bujqësi. Ky është një rast i kantiereve është një kontratë e firmosur në nëntor të vitit të kaluar, do të përfundojë në nëntor të këtij vitit dhe është një fabrikë e përpunimit të frutave që do të përdorin një proces teknologjie që nuk ekziston në Shqipëri. Është një biznes që është i konsoliduar”, tha ajo. Ajo tha se AZHBR ka edhe 13 projekte të tjara. “Kemi 13 të tjerë në proces të madhësisë së tij. Është një investim masiv që shkon 2 mln euro. Ajo që kemi bërë dhe që ka lehtësuar përshpejtimin e afateve të këtyre investimeve është fakti që kemi ndërtuar një mekanizëm paradhënie për investimet për shkak edhe të besimit që kemi krijuar në BE, nëpërmjet një kontrate garancie nga bankat. Jemeni i vetmi vend në rajon që ka mundësuar këtë procedurë parapagese”, tha Krifca.

 

Të fundit

Zbulohen 3 mysafirët specialë që do të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit...

Protesta e dhunshme para Bashkisë Tiranë/ Reagon BE-ja dhe SHBA-ja

Me anë të një reagimi në X, prezenca e Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar dhunën gjatë protestës së Rithemelimit para bashkisë Tiranë ditën...

Video/ Nuk ndalet Egla, bën veprimin e pazakontë ndaj banorëve, ja si reaguan ata

Marrëdhënia e Eglës me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother Vip” nuk ka qenë fort e mirë që në fillim, dhe duket...

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministria del me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin udhëtimet në vendet që janë në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi...

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj Agjencia kombëtare e mbrojtjes civile...

Lajme të tjera

Web TV