Vivaldi ngjit në skenën e teatrit të Firences operan “Skënderbeu”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

22 korrik 1718
Në fillim të viteve 1700, kompozitori i njohur Antonio Vivaldi shkroi një opera për Skënderbeun. Në korrik të vitit 1718 opera “Skënderbeu” u shfaq për herë të parë në Firence. Ajo nuk qëndroi gjatë në skenë, e prej atëherë e deri në ditët tona ka mbërritur e cunguar. Një pjesë e saj ka humbur. Tashmë kanë mbetur vetëm katër arie dhe dy recitative (rreth 60 faqe të ruajtura). Kjo pjesë e veprës u bë e njohur për publikun shqiptar në dhjetor 2003, kur u vu në skenë në një koncert krishtlindjesh nga Kori Femëror dhe Orkestra e Harqeve e Akademisë së Arteve në Tiranë, drejtuar nga mjeshtri Milto Vako, krahas operas “Skëndërbeu” të Prenk Jakovës.

Vepra e Vivaldit u shfaq për herë të parë me rastin e hapjes së Teatrit të Firences “Teatro di via della Pergola”. Shfaqja e operës së Vivaldit u realizua pas pauzës në periudhën prej 1712 deri më 1718, kur u emërtua Teatri i Firences. Nisur nga kronikat e kohës mësohen shumë të dhëna, që janë të rëndësishme për ndriçimin e problematikës rreth operas “Scanderbeg”. Nga ditari në dorëshkrim i F.Settimanit (dorëshkrimi ruhet në arkivin shtetëror të Firences, mësohet se libretist i operës së Vivaldit ishte Antonio Salvi, emri i të cilit nuk gjendet në libretin e shtypur. Por Salvin e përmendin edhe autorë të tjerë si Pandolfini, Alacci, etj. Po nga këto kronika mësohet se kjo operë është vënë në teatër rreth 18 herë rresht dhe në krye të çdo tri ditëve. Por kjo vepër mbeti në repertorin e këtij teatri vetëm një vit. Më pas ajo nuk u vu më në skenë. Partiturat e operës nuk janë ruajtur plotësisht dhe sot ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Torino. Autografi i Vivaldit gjendet në vëllmin e dytë të koleksionit të përmëndur, i cili përbëhet prej 6-të kapitujve plotësisht të ruajtur të muzikës. Janë katër arie dhe dy recitative. Përveç aries së parë të gjithë fragmentet janë nga akti i dytë i operas. Ndërsa nga akti i tretë nuk është ruajtur asgjë. Në literaturën italiane të shumë viteve me radhë përmendet edhe e dhëna se partitura origjinale e operës “Scanderbeg” gjendet e plotë në Jugosllavi. Por kjo tezë nuk u vërtetua nga kërkuesit.

Lexo edhe :  Princesha Diana e quante mbretin Charles “një makth”, por pse?

“Scanderbeg” ishte një nga veprat më të bukura të Vivaldit. Studiuesit e konsiderojnë dëm të madh që opera “Scanderbeg” është ruajtur vetëm në fragmente, sepse për nga bukuria e muzikës, që është shkruar në këto 60 faqe të ruajtura, është e sigurt se kjo operë hynte në radhën e realizimeve më të mira operistike të kompozitorit.
Nga fragmentet e ruajtura dihet vetëm kaq, se janë përdorur: dy trompa, 2 oboa, violina e parë dhe violina e dytë, viola, violonat dhe basso continuo. Fragmentet e ruajtura muzikore janë cilësuar si shumë investive sa u takon melodive, kurse freskia e tyre, ndoshta do të jehojë edhe te publiku i sotëm. Ennio Stipçeviç shënon se opera “Scanderbeg” ishte opera e parë me të cilën Vivaldi iu prezantua publikut të huaj. Deri më atëherë ai ishte paraqitur vetëm para publikut të tij në Venedik. Por shkaku më i rëndësishëm, i suksesit të operas “Scanderbeg” vetëm në një sezon duhet kërkuar te situata politike e asaj kohe. Venediku luftoi shekuj të tërë kundër turqve dhe gjithmonë kishte besim te mbrojtësit e kristianizmit të Ballkanit. Pas betejave të shumta me fitore, në Venedik, por dhe shtetet e tjera të vogla italiane, u bë interesante figura e Skënderbeut. Por tregimi për princin shqiptar, ashtu sikurse bëhej aktual në shumë momente të krizës dhe frikës së Evropës para ekspasionit otoman, po aq shpejt bëhej jo interesant kur kalonte rreziku. Ky duhet të ketë qenë shkaku kryesor pse opera “Scanderbeg” u shfaq vetëm në një sezon.

Të fundit

Presidenciale në SHBA, qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen

Dy kandidatët kryesorë për president të Shteteve të Bashkuara vazhduan fushatën këtë javë. Presidenti Joe Biden vizitoi një qytet...

Leipzig nuk gabon në transfertën e Heidenheim dhe ruan vendin e katërt ndaj Dortmund

Leipzig nuk gaboi në transfertë ndaj Heidenheim me miqtë që triumfuan me shifrat 1-2. Leipzig hapi llogaritë e sfidës në minutën e 42 me...

Sipas stinës, këto janë lista e ushqimeve që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa raste, enët...

Cili nga qytetet e Shqipërisë do të ketë rritjen më të madhe të të nxehtit deri në 2040-n

Deri në vitin 2040, Durrësi do të jetë qyteti me rritjen më të madhe të valës së të nxehtit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Është...

Operacionet e Policisë, reagon Balla: Po gjurmohen personat me precedentë kriminalë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar gjatë ditës së sotme në lidhje me operacionet e fundit të policisë së shtetit, ku janë arrestuar...

Lajme të tjera

Web TV