Dua Lipa vjen në Tiranë, Veliaj i dhuron kapelen e gruas tironse

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadid, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, u prit sot në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”. Ndërsa, Dua Lipa i dhuroi Veliajt albumin e saj më të fundit, që po thyen rekordet botërore, “Future Nostalgia”, i cili për 6 muaj ka qëndruar në top 10-en e këngëve më të mira.

Edhe pak kohë më parë babai i këngëtares së famshme, Dukagjin Lipa, u takua me kryebashkiakun e Tiranës, pas të cilit Veliaj paralajmëroi një projekt të ri muzikor të Duas në kryeqytet vitin e ardhshëm, që përkon edhe me Tiranën Kryeqytetin Europian të Rinisë.

Gjatë ditës së sotme, Veliaj dhe këngëtarja Dua Lipa do të inspektojnë edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.


Të fundit

Dua Lipa vjen në Tiranë, Veliaj i dhuron kapelen e gruas tironse

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si...

Vetëm 21-vjeçe, kjo është shqiptarja e parë që garon për deputete të Bundestagut gjerman

Dafina Berisha, 21 vjeçarja me origjinë nga Kosova, synon të bëhet e para deputete shqiptare në Bundestagun gjerman. Ajo është kandidate e Partisë Social...

TOKIO 2020/ Me flamurin kombëtar, 9 sportistët shqiptarë parakalojnë në Lojrat Olimpike

9 sportistët shqiptarë kanë parakaluar në Lojrat Olipike në Tokio. Ka startuar në Tokio ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike. Më shumë se 11,238 atletë...

Horror në Greqi/ I moshuari gjendet i gozhduar në kangjella

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një i moshuar është gjetur i gozhduar në kangjellat e një blloku pallatesh në Kalithea. Ishin oficerët e...

Bëri një gabim gramatikor, ndjekësja kritikon Arbanën: Je dhe gazetare moj motër

Të gjithë bëjmë gabime gramatikore, ndoshta nga shpejtësia apo lodhja. Kështu i ndodhi edhe moderatores Arbana Osmani, dhe shumë shpejt mori kritikë nga një...

Lajme të tjera

Web TV