Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në orën 13:00 ka filluar zyrtarisht ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” dhe tashmë në stadiumin Olimpik ka parakaluar edhe ekipi i Kosovës.

Shumica e shteteve kanë parakaluar në stadiumin Olimpik. Sigurisht që në fillim pati spektakël me fishekzjarrë dhe flakadanë të ndryshëm, ndërsa ekipi grek parakaloi i pari, ashtu siç është tradita.

Radha i ka ardhur tani edhe ekipit të Kosovës, i cili ishte i 67-ti në listën e parakalimit, ndërsa ekipit i prinin xhudistja Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.
Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme: xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive.

Prej tyre, gjashtë janë me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova (xhudo) dhe Egzon Shala (mundje).

Me ftesë nga Komisioni Tre-Palësh janë Donjeta Sadiku (boks) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), ndërsa me ftesë sipas vendeve të univerzalitetit janë atleti Musa Hajdari dhe notarët, Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

Lojërat Olimpike kanë kapluar të gjithë tashmë, pasi nga sot, 23 korrik e deri më 8 gusht në Tokio e Japonisë do të ketë spektakël. 205 shtete nga e gjitha bota, në 33 sporte dhe 50 disiplina do të garojnë për të fituar medaljet e më të mirëve.


Të fundit

Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” (Video)

Në orën 13:00 ka filluar zyrtarisht ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” dhe tashmë në stadiumin Olimpik ka...

Itali/ Arrestohet shqiptari me 2 milionë euro kokainë në makinë, në pranga edhe vajza rumune që e shoqëronte

Policia italiane ka kapur një sasi prej 17 kilogramë kokainë të pastër për një vlerë prej 2 milion euro. Në pranga ka rënë një...

“Nder të jem në Shqipëri”/ Dua Lipa poston foto pas vizitës në Tiranë: Faleminderit për mikpritjen

Artistja e njohur me famë botërore Dua Lipa ka reaguar pas vizitës që pati ditën e sotme në Tiranë. Me një postim në Instagram ajo...

COVID-19/ Asnjë humbje jete, 31 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi...

Rritja e rasteve me COVID-19/ Alimehmeti: Shkak varianti Delta dhe grumbullimet, vaksinimi duhet të jetë prioritet

Pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19 në vendin tonë, dhe dyshimeve të forta të pranisë së variantit Delta, ekspertët thonë se situata mbetet e...

Lajme të tjera

Web TV