Hynë në listën e PD-së, aleatët e opozitës mbeten pa para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje tre vendime që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 25 prillit. Vendimi i parë ka të bëjë me përcaktimin e vlerës në para të një vote, prej 85 lekësh. Po ashtu KQZ ka vendosur të mos shpërndajë kompensimin financiar pas zgjedhor për të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit. Këtu përfshihen partitë aleatët e opozitës, që hynë në koalicion me PD. Ndërsa vendimi i tretë i miratuar në KQZ ka të bëjë me vendosjen e gjobës prej 1 milion lekë për partitë politike që nuk kanë dorëzuar raporton vjetor financiar, 106 parti. Ndërsa për 4 parti politike u mor vendimi që të gjobiten me 50 mijë lekë që e kanë dorëzuar raportin jashtë afatit të përcaktuar. Për të gjitha këto vendime, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve tha se mund të ankimohet brenda 3 ditëve. Sekretari i Përgjithshëm në KQZ Ylli Merakj tha se pas përfundimit të zgjedhjeve detyra e institucionit zgjedhor është që të përcaktojë vlerën që do të marrin partitë.

“Pas shpalljes së rezultateve, KQZ ka detyurimin të përcaktojë vlerën në para të një vote të vlefshme. KQZ brenda 10 ditëve nga nxjerra e rezultatit përcakton vlerën e votës, duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar me numrin e votave të grumbulluara nga partitë politikë, pjesëmarrëse në zgjedhje që ka marrë jo më pak se 1 % të votave. Partitë që kanë fituar jo më pak se një % të votave janë: PS, LSI, PD-AN dhe PSD. Para hyrjes në fuqi të këtij ligji fondi përcaktohet se do të jetë dy herë më i madh se fondi i alokuar në 2017. Në 2017 fondi ka qenë 65 milion, dyfishi është 130 milion lekë. Pjesëtimi i fondit të përgjithshëm të miratuar me numrin total të votave të vlefshme të partive që kanë marrë jo më pak se 1% është 84.78 lekë, ose 85. Pra vota e vlefshme është 85 lekë”, tha Merkaj, ndërkohë që përfaqësuesi i partive kanë rënë dakord, pasi është në harmoni me ligjin. Ilirian Celebashi si kreu i KQZ-së tha se “vlera në para e një vote të vlefshme është 85 lekë”. Merkaj ka sqaruar se parti kanë përfituar fonde paradhënie. “Partitë që kanë përfituar fonde paradhënie janë PS, PD, LSI, BD, PSD, PR, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PDIU, FRD, Partia Demokristiane. Partitë që nuk kanë marrë fonde paradhënie dhe që kanë marrë mandate janë: PAA, Partia Lëvizja e Legalitetit dhe PBDNJ. Nga PA, pjesë e koalicionit PD-AN pretendohet se sipas numrit të votave dhe mandatit i takon të marrë kompensim pas zgjedhor. Duke qenë se numri i votave të vlefshme për këto parti është më i vogël se 1%, ato nuk përfitojnë kompensim financiar”, tha Merkaj. Ndërsa Celibashi tha se: “Partitë politike që kanë qenë të regjistruara kanë përfituar fonde para zgjedhjeve. Janë 10 parti: PS, PD, LSI, BD, PSD, PR, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PDIU, FRD, Partia Demokristiane. Ju keni bërë llogaritjen e 1%. NJë përqindëshi është 15781 vota. Që një parti pas zgjedhjeve të kompensohet do të duhet të kalojë këtë 1%. Nga partitë që nuk kanë përfituar fonde janë tre. PAA, Partia Lëvizja e Legalitet dhe PBDNJ. Këto parti që të kompensohen duhet të kalonin 1%, por nuk e kanë kaluar dhe për këtë arsye nuk mund të kompensohen”.

Të fundit

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot,...

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana...

Rritje rroge nga 1 Korriku 2024, ja kategoritë që përfitojnë

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit...

Lajme të tjera

Web TV