Kapet sërish kokainë në Portin e Durrësit, 6.5 kilogramë drogë e gjetur në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kapet sërish kokainë në Portin e Durrësit në kontejnerët e bananeve që vijnë nga Amerika Latine. Policia e Durrësit vijon operacionin policor të koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, dhe veprimeve hetimore të kryera më datë 17.07.2021, ku në Port u konstatuan të hapur dy kapakë të njërit prej kontejnerëve për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar pasditen e sotme.

Në vijim të operacionit “Rada” pasditen e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit është ushtruar kontroll i imtësishëm në 10 kontejnerë për llogari të kësaj kompanie, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në një nga kontenierët u gjetën dhe u sekuestruan 6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e një grupi të posaçëm prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të SPAK-ut.

Në nisje të operacionit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi Barjon Gumeni, (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës, shtetasi Eduart Dauti.


Të fundit

Kapet sërish kokainë në Portin e Durrësit, 6.5 kilogramë drogë e gjetur në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”

Kapet sërish kokainë në Portin e Durrësit në kontejnerët e bananeve që vijnë nga Amerika Latine. Policia e Durrësit...

“Faleminderit për mbështetjen”/ Dua Lipa në konferencë për shtyp: Ndoshta mund të bëj një këngë shqiptare

Pas vizitës së saj në Tiranë, këngëtarja Dua Lipa e shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me...

Greqi/ Policia aksion në ujërat e Kretës, shpëtohen 37 emigrantë

Policia greke na ndërmarrë një operacion për shpëtimin e emigrantëve në bregdetin e Kretës. Gjatë gjithë operacionit, anijet tregtare lundruese injoruan thirrjet e fregatave turke...

Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” (Video)

Në orën 13:00 ka filluar zyrtarisht ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” dhe tashmë në stadiumin Olimpik ka parakaluar edhe ekipi i Kosovës. Shumica...

Itali/ Arrestohet shqiptari me 2 milionë euro kokainë në makinë, në pranga edhe vajza rumune që e shoqëronte

Policia italiane ka kapur një sasi prej 17 kilogramë kokainë të pastër për një vlerë prej 2 milion euro. Në pranga ka rënë një...

Lajme të tjera

Web TV