Ministrja e Jashtme e Kosovës kundër “Mini-Shengenit”, thirrje nga Sllovenia: BE-ja duhet ta ndalë, rrezikon paqen në Ballkan

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në diskutimin jo formal mes ministrave të Jashtëm dhe për Çështje Evropiane të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u mbajt në Brdo afër Kranjit të Sllovenisë, mikpritës i të cilit ishte sekretari slloven i Shtetit për Punët e Jashtme, Gashper Dovzhan.

Duke qenë se Sllovenia ka marrë mandatin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ky diskutim u hap me prezantimin e prioriteteve të presidencës së Sllovenisë dhe temë bosht ishte çështja e tejkalimit të situatës me pandeminë Covid-19.

Sipas njoftimit nga MPJ, ministrja Gërvalla, theksoi në fjalën e saj se Kosova është në rrugë të mbarë sa i përket çështjes së menaxhimit të pandemisë.
Ajo theksoi ndihmën e jashtëzakonshme në këtë drejtim të BE-së, vendeve anëtare të saj, por edhe të vendeve jashtë BE-së si Norvegjia dhe SHBA-të.

Teksa ka folur për bashkëpunimin rajonal, Gërvalla është ndalur tek ideja e tregut të përbashkët rajonal si plan dhe strategji për bashkëpunimin rajonal dhe zgjidhje të konflikteve.

Ajo ka theksuar se ka aktorë në Ballkan që po tentojnë ta minojnë këtë koncept duke u përpjekur t’i kthejnë kohërat e vjetra në këtë rajon, kur përplasjet politike dhe ekonomike ishin të ndërlidhura.

“E quajnë ‘Mini-Shengen’ dhe na thonë vazhdimisht që ky nuk është në kundërshtim me rrugëtimin drejt BE-së. Por kjo nuk është e vërtetë. Na thonë që i shërben bashkëpunimit rajonal. As kjo, nuk është e vërtetë”, ka plotësuar Gërvalla.

Ajo i ka bërë thirrje BE-së që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta ndalur këtë proces para se të jetë vonë. “Ky proces mund të jetë shumë i rrezikshëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan”, ka shpjeguar ajo më tej.

Lexo edhe :  Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë

Më tej diskutimet u zhvilluan duke u fokusuar në temat që lidhen me procesin e zgjerimit, sundimin e ligjit si dhe zgjidhjet për krijimin e një Evrope të qëndrueshme pas pandemisë Covid-19. Me këtë rast u bë thirrje që të bëhet vaksinim në masë në mënyrë që sa më parë të gjitha shtetet t’i kthehen normalitetit.


Të fundit

Ministrja e Jashtme e Kosovës kundër “Mini-Shengenit”, thirrje nga Sllovenia: BE-ja duhet ta ndalë, rrezikon paqen në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në diskutimin jo...

Kurbin/ Zjarri i ndezur i del jashtë kontrollit dhe djeg ullishtet, procedohet 45-vjeçarja

Një 45-vjeçare është proceduar nga Policia e Kurbinit për shkatërrim pronë nga pakujdesia. Uniformat blu bëjnë me dije se 45-vjeçarja A.T., banuese në fshatin Zhejë...

Manastirliu: Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, nëse jeni mbi 18 vjeç shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se vetëm sot janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19. Manastirliu thotë se deri më sot kanë kryer...

U kap me drogë në makinë, shoqërohet nga policia e Elbasanit djali i Azem Hajdarit

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e Azem Hajdarit. Mësohet se 23-vjeçari Azem Hajdari është shoqëruar nga “blutë” pasi iu gjetën 5...

E rëndë në Itali/ U qëllua me thikë nga dy persona, 27-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë në spital

Një shtetas shqiptar 27 vjeç, i njohur për policinë, u plagos me thikë në shpinë të premten në mëngjes, rreth orës 13:30 në Romë....

Lajme të tjera

Web TV