Përmbytjet në Kinë/ Nëna e shpëtoi nga rrënojat e më pas vdiq, momenti kur ekipet e shpëtimit nxjerrin foshnjën (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pas Gjermanisë dhe Beligjikës, tashmë Kina po kalon një situatë të vështirë përsa i përket përmbytjeve nga reshjet e shiut.

Deri më tani janë konfirmuar 51 viktima dhe qindra të tjerë të humbur ndërsa rreth 400 mijë qytetarë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Një grua e cila kishte mbetur nën rrënoja arritit të nxjerrë gjallë foshnjën e saj, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Sipas BBC, nëna dhe fëmija ishin të bllokuar nën rrënoja për më shumë se 24 orë në një fshat të provincës Henan.

Mediat kanë publikuar videon teksa shpëtohet foshnja 3-4 muajshe nga rrënojat, por autoritetet nuk kanë mundur t’i shpëtojnë të ëmën.

Një i afërm i familjes lajmëroi ekipet e shpëtimit pasi kishte dëgjuar zërin e foshnjes nën rrënoja. Nëna e kishte nxjerrë foshnjen në një pjesë ku nuk rrezikonte të mbytej.

Shpëtuesit nxorën foshnjen të cilën e dërguan në spital ku fatmirësisht nuk kishte dëmtime. Ndërsa trupin e pajetë të nënës e gjetën më pas ku dukej qartësisht se ajo tentoi të shpëtonte foshnjen.


Të fundit

E rëndë në Itali/ U qëllua me thikë nga dy persona, 27-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë në spital

Një shtetas shqiptar 27 vjeç, i njohur për policinë, u plagos me thikë në shpinë të premten në mëngjes,...

Përmbytjet në Kinë/ Nëna e shpëtoi nga rrënojat e më pas vdiq, momenti kur ekipet e shpëtimit nxjerrin foshnjën (Video)

Pas Gjermanisë dhe Beligjikës, tashmë Kina po kalon një situatë të vështirë përsa i përket përmbytjeve nga reshjet e shiut. Deri më tani janë konfirmuar...

Vaksinim i detyrueshëm për mësuesit? Sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit: S’ekziston një vendim i tillë

Nuk ka vendim për vaksinimin me detyrim të mësuesve! Kjo u bë me dije sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, në një...

Kapet sërish kokainë në Portin e Durrësit, 6.5 kilogramë drogë e gjetur në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”

Kapet sërish kokainë në Portin e Durrësit në kontejnerët e bananeve që vijnë nga Amerika Latine. Policia e Durrësit vijon operacionin policor të koduar...

Lajme të tjera

Web TV