U kap me drogë në makinë, shoqërohet nga policia e Elbasanit djali i Azem Hajdarit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e Azem Hajdarit.

Mësohet se 23-vjeçari Azem Hajdari është shoqëruar nga “blutë” pasi iu gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një shok i tij që ndodhej në të njëjtën makinë me 23-vjeçarin.  Automjeti tip ‘’Audi’’ drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, kurse Azem Hajdari bashkë me një vajzë 19-vjeçare ishin pasagjerë.

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në qytetin e Elbasanit, ku u ndaluan për një kontroll nga policia.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.


Të fundit

U kap me drogë në makinë, shoqërohet nga policia e Elbasanit djali i Azem Hajdarit

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e Azem Hajdarit. Mësohet se 23-vjeçari Azem Hajdari është shoqëruar nga...

E rëndë në Itali/ U qëllua me thikë nga dy persona, 27-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë në spital

Një shtetas shqiptar 27 vjeç, i njohur për policinë, u plagos me thikë në shpinë të premten në mëngjes, rreth orës 13:30 në Romë....

Përmbytjet në Kinë/ Nëna e shpëtoi nga rrënojat e më pas vdiq, momenti kur ekipet e shpëtimit nxjerrin foshnjën (Video)

Pas Gjermanisë dhe Beligjikës, tashmë Kina po kalon një situatë të vështirë përsa i përket përmbytjeve nga reshjet e shiut. Deri më tani janë konfirmuar...

Vaksinim i detyrueshëm për mësuesit? Sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit: S’ekziston një vendim i tillë

Nuk ka vendim për vaksinimin me detyrim të mësuesve! Kjo u bë me dije sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, në një...

Lajme të tjera

Web TV