U lye me baltë para transmetimit duke pretenduar se po ndihmonte me pastrimin e qytetit nga përmbytjet, gazetarja pushohet nga puna

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një gazetare gjermane është pushuar nga puna, pasi u bënë publike imazhet e saj teksa ‘lyhej’ në baltë, para se të futej në transmetim live.

Gazetarja e RTL Susanna Ohlen, u kap nga kamerat duke u lyer me baltë në Bad Munstereifel, një vend ku ajo supozohet se po ndihmonte në pastrimin e qytetit pas shkatërrimit nga përmbytjet masive që kanë përfshirë vendin.

RTL.de kishte botuar një artikull të titulluar ‘Pastrimi pas përmbytjes: Prezantuesja e RTL ndihmon në pastrimin e Bad Munstereifel’, duke vlerësuar kështu kontributin e gazetares.

Megjithatë ajo u kap nga një qytetar i cili nuk nguroi të shpërndante videon e saj në internet, duke u bërë virale në të gjithë botën brenda pak orësh.

Pamjet tregojnë Ohlen me një këmishë blu, kapele dhe çizme teksa përkulet merr pak baltë me të cilën ajo lyen rrobat e saj, ndërsa ishte e rrethuar nga shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet dhe mbeturinat. Më pas ajo përkulet sërish dhe bën fytyrën me baltë.

Ohlen kishte punuar në RTL që nga viti 2008 dhe ka prezantuar programet Mirëmbrëma RTL, Mirëmëngjesi Gjermani dhe Pikën 12.

 

 


Të fundit

U lye me baltë para transmetimit duke pretenduar se po ndihmonte me pastrimin e qytetit nga përmbytjet, gazetarja pushohet nga puna

Një gazetare gjermane është pushuar nga puna, pasi u bënë publike imazhet e saj teksa ‘lyhej’ në baltë, para...

Shqipëria e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitetit te gratë

24.4% e grave në vend konsiderohen obeze, sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore të INSTAT, të vitit 2018, për grup-moshën 15-59 vjeç. Ky tregues matet me...

Sekuestrohen rreth 500 mijë euro në Muriqan, 56-vjeçari arrestohet në flagrancë

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Muriqani”, duke sekuestruar 494.785 euro, arrestohet në flagrancë poseduesi. Njoftimi i policis: Në vijim të punës për parandalimin,...

Pse pandemia shkakton gjendje të “trurit të mjegulluar”?

Pandemia COVID-19 ka pasur, ndër të tjera, efekte të rëndësishme psikologjike dhe sociale në popullatë. Studime të shumta kanë nxjerrë në pah ndikimin e saj...

Sa kushton përmbytja e shekullit në Gjermani?

Të mërkurën (21.07), qeveria gjermane do të merret me paketën e parë të ndihmave për viktimat e përmbytjes. Por është ende e paqartë çfarë...

Lajme të tjera

Web TV