Dy persona kërcënojnë 28-vjeçarin për t’i marrë paratë brenda lokalit në Tiranë, pronari fsheh pamjet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 28-vjeçar është arrestuar ndërsa është vënë nën hetim bashkëpunëtori i tij pasi akuzohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërcënuar një tjetër person për t’i marrë paratë në ambientet e një lokali në kryeqytet. Në pranga është vënë Z. M., 28 vjeç ndërsa është vënë nën hetim M. S., 33 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje po hetohet edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të dorëzuar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të shtetasit Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Të fundit

Kancelarja Merkel, mbrojtja e klimës dhe katastrofat

Nga Christoph Strack “Kancelarja e klimës” - kështu e quajnë herë pas here kancelaren gjermane Angela Merkel, edhe këto ditë...

Dy persona kërcënojnë 28-vjeçarin për t’i marrë paratë brenda lokalit në Tiranë, pronari fsheh pamjet

Një 28-vjeçar është arrestuar ndërsa është vënë nën hetim bashkëpunëtori i tij pasi akuzohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërcënuar një tjetër...

Aleksandër Dyma, lidhja e shkrimtarit francez me Shqipërinë

Ai ishte shkrimtar i njohur franko-algjerian dhe autor i disa kryeveprave të letërsisë si "Konti i Monte Kristos" dhe "Tre Muskutjerët". Veprat e tij...

Diell dhe temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb,...

Mirëbesimi i palëkundur midis Ankarasë dhe Beogradit

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Lajme të tjera

Web TV