Kangjellat mbrojtëse anash rrugëve, Veliaj: Ato mbrojnë jetë njerëzish, gjykata na urdhëron t’i heqim, vendime skandaloze!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim absurd të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve.

Veliaj tha se kangjellat mbrojtëse janë aty sepse shpëtojnë jetën e qytetarëve.

“Kam parë këtë javë disa vendime skandaloze gjykatash, të cilat urdhërojnë Bashkinë e Tiranës të heqë kangjellat mbrojtëse anash rrugëve. Flas për rrugën e Kombinatit dhe rrugën “Dritan Hoxha”. Ato kangjella e kanë çuar në zero nivelin e aksidenteve të fëmijëve apo të të moshuarve. Sigurisht, edhe në Londër, edhe në Paris, kam parë kangjella mbrojtëse në rrugët kryesore, për të orientuar qytetarët që të kalojnë vetëm në semafor. Këto janë vendime gjykatash që i lobon një gomisteri, që i lobon një lavazh apo një lokal. Ndaj, kur më keni parë që e përshëndes reformën në drejtësi, bëhet fjalë edhe për raste të tilla, krejtësisht banale, kur Bashkia e Tiranës merr një masë administrative, kurse gomisteria, lavazhi apo lokali paguajnë gjykatësin të urdhërojë Bashkinë e Tiranës të heqë kangjellat që mbrojnë jetë. Kjo nuk funksionon”, deklaroi Veliaj.


Të fundit

Kangjellat mbrojtëse anash rrugëve, Veliaj: Ato mbrojnë jetë njerëzish, gjykata na urdhëron t’i heqim, vendime skandaloze!

Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim absurd të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të...

“Përvojë unike”, familja Lipa për vizitën në Tiranë: Faleminderit shumë që na bëtë të ndjehemi pjesë e familjes suaj (Foto)

Babai i Dua Lipas, Dukagjin Lipa ka komentuar nëpërmjet Instagram mbresat që i la vizita në Tiranë. Familja Lipa takuan kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe...

Qëllohet me thikë pas shpine, i riu shqiptar në Romë nuk i mbijeton plagëve

Nuk ka mundur t`i mbijetojë dot plagëve të marra 26 vjeçari shqiptar Atjon Lopci, i cili u qëllua me thikë pas shpine një ditë...

A ka hyrë Delta në Has? Burimet: Dyshime se pacienti 0 erdhi nga Anglia

Qarku i Kukësit është i treti më i prekur nga Covid në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë të shtunën,...

Rama prezanton anëtarin e Bordit të Agjencisë së Arsimit, themelues i disa programeve në universitetet europiane

Tomas Jelenski është zgjedhur në mesin e 11  anëtarëve ndërkombëtarë të Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë. Lajmi...

Lajme të tjera

Web TV