Lajm i mirë/ Ulet numri i rasteve të reja nga Covid-19, asnjë humbje jete

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shqipëria ka regjistruar 25 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Prej ditës së djeshme ka një rënie me 6 raste teksa sërish nuk ka viktima.

9 prej rasteve të reja janë zbuluar në Tiranë, 6 në Has dhe nga 3 në Shkodër e Lezhë.

Ndërkohë tek Infektivi po trajtohen 8 pacientë kurse 7 të tjerë janë shëruar plotësisht në 24 orët e fundit.

 

 

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,063 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 25 qytetarë, në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.
Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,125 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Regjistri digjital i Partisë Socialiste/ Balla takim me kryetarët e partisë të 61 bashkive të vendit

Statistika (24 Korrik 2021)
Raste të reja ditore      25
Të shëruar në 24 orë     7
Të shtruar në spitale      8
Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4063

Testime totale             875,262
Raste pozitive             132,853
Raste të shëruara       130,125
Raste Aktive                       272
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              103
Vlorë                26
Elbasan            26
Kukës                25
Durrës              22
Lezhë               21
Shkodër           17
Fier                   14
Berat               11
Korçë                6
Gjirokastër        1


Të fundit

Lajm i mirë/ Ulet numri i rasteve të reja nga Covid-19, asnjë humbje jete

Shqipëria ka regjistruar 25 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Prej ditës së djeshme ka...

Haga lë Thaçin në paraburgim, i refuzohet kërkesa për mbrojtje në liri!

Gjykata Speciale e Hagës vendosë t’i refuzojë ish-presidentit të Kosovës kërkesën për t’u mbrojtur në liri. Gjyqtari francez e injoroi garancinë e ofruar nga dy...

Dy adoleshentë trondisin botën e taekundos në Tokio, eleminojnë favoritët

Medalja e Artë e Distria Krasniqit në Tokio ishte lajmi më i madh dhe i pritur për botën mbarëshqiptare, por lajmin kryesor erdhi nga...

Ishte i pirë/ Shqiptari futet në shtëpinë e komshies 80-vjeçare dhe tenton ta përdhunojë

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë është regjistruar në Galaci të Greqisë, ku një 61-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë komshien e...

“E ashtuquajtura Kosovë”/ Mediat serbe “plasin” nga inati, ja si e raportojnë fitoren e Krasniqit në xhudo

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar në finale medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Një moment historik për vendin fqinj, i cili e...

Lajme të tjera

Web TV