Mbërrijnë në Tiranë 44 mijë vaksina Pfizer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë ata qytetarë që janë të fiksuar pas vaksinën Pfizer. Ajo bëri me dije se ditën e hënë do të vinë 44 mijë vaksina të Pfizer. “Ne jemi në pritje ditën e hënë për të vijuar furnizimin me vaksina. Do të kemi rreth 44 mijë doza të vaksinës Pfizer ditën e hënë, në vijim të kontratës që ne kemi, të qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si edhe të mbështetjes së Bashkimit Europian. Ndërkohë që do të vijojmë që të rrisim sasinë e vaksinave në vend, në sajë të kontratave që kemi lidhur”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë ka ndjekur procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në Ndroq, në periferi të Tiranës. Duke folur për interesin në rritje për vaksinimin anticovid edhe mes të rinjve, Manastirliu tha se do të ketë sërish javë të hapura të vaksinimit masiv +18 vjeç. “Javët e hapura të vaksinimit do të vijojnë. Fakti që kemi disponibilitet dhe lloje të ndryshme vaksinash në të gjitha strukturat tona shëndetësore na krijon mundësinë që të vazhdojmë vaksinimin për çdo grupmoshë. Sigurisht që këto ditë kanë treguar që vaksinimi i hapur ka funksionuar. Ditët e fundit kanë treguar që është rritur mbulimi me vaksina për të gjitha grupmoshat dhe shihet një interes në rritje edhe për grupmoshën e re, pra +18 vjeç”, tha Manastirliu. Duke theksuar rrezikun e përhapjes së shpejtë të variantit Delta, Ministrja e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët që të vaksinohen sa më parë. “Kemi dyshime të arsyeshme nga sinjalet laboratorike se në Shqipëri qarkullon varianti Delta. Por ende jemi në pritje të rezultateve të Laboratorëve të Referencës për ta vërtetuar këtë dyshim tonin. Ajo çfarë është e rëndësishme, duke u nisur edhe nga çfarë po ndodh në vendet përreth, ku shihet që ka një rritje të qarkullimit të këtij varianti dhe ka nevojë për të rritur ndërgjegjësimin në fakt për procesin e vaksinimit. Vaksina është arma e vetme që ne kemi”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  E vërteta e pluhurit afrikan në Tiranë, një përzierje toksike për njeriun që…

“Delta” në qarkullim

Rritja e infektimeve po ndodh për shkak të variantit “Delta”. Epidemiologu Ilir Alimehmeti nuk ka asnjë dyshim për hyrjen e tij në vendin tonë. “Elementi kryesor tashmë është i qartë që është varianti “delta” që është më i transmetueshëm. Duke qenë që shumë nga shenjat janë më të lehta, njerëzit nuk e venë re dhe e përhapin nga njëri tek tjetri”, tha Alimehmeti. Situata në spitalin covid pritet të reflektohet pas disa javësh. Por Alimehmeti thotë se nuk do të përballemi me shifrat që patëm në dimër dhe kjo për disa arsye. “Të vaksinuarit edhe po u infektuan bëjnë klinikë të lehtë. Ata që nuk janë vaksinuar janë të rinjtë të cilët që në origjinën e virusit e kalonin më lehtë virusin. Kjo do të vihet re pak javë më vonë, por nuk do të kemi situatën që kaluam në vjeshtë dhe dimër”, shtoi Alimehmeti. Epidemiologu sqaron se vaksinat nuk të mbrojnë nga infektimi, por nga rastet e rënda. Po vetëm imuniteti natyral a na mbron nga Delta? “Nga një publikim nga India, i 8 muajve të fundit, aty ku është Delta, tregon që infektimi i mëparshëm ka një efektivitet 97.7% për mundësinë e riinfektimit, pra mbron, dhe efektivitet 100% për format e rënda. Pra duhet të jemi më të qetë”, shtoi ai. Ndryshe nga varianti britanik dhe ai klasik i koronavirusit, Delta është më i transmetueshëm, por më pak agresiv. Nis me gjendje rrufe, dhimbje koke, fyti, mund të shoqërohet me diarre dhe temperaturë, lehtësisht i ngatërrueshëm dhe me virozat e stinës.

Të fundit

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta,...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Lajme të tjera

Web TV