“Më parakalove”/ Zbulohet si nisi konflikti që çoi në përplasjen me armë pranë Qytetit Studenti në Tiranë (Foto/Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja me armë në rrugën Todi Shkurti në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona ka ndodhur për motive krejt banale.

Gazeta Shqip zbardh motivet e përplasjes, ku sipas dëshmitarëve të pyetur shkak është bërë një parakalim. Dy të rinjtë e plagosur, Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç kanë debatur për çështje parakalimi me Aldo Gjinin.

Debati ka precipituar në sharje e ofendime mes palëve, deri kur ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj dy të rinjve, duke goditur Gjokën në shpatull dhe Marashin në gjoks. Ky i fundit është në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë plumbin pranë zemrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në një zonë të populluar pranë atij që njihet si kompleksi Grand, pranë Qytetit Studenti. Fatmirësisht, nuk ka kalimtarë të plagosur.

Ndërkohë, policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e autorit, ndërsa dy të plagosur ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Të fundit

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV