Korrik 1910
Në korrikun e vitit 1910, trupat osmane marrin qytetin e Shkodrës, duke shtypur kryengritjen shqiptare të vitit 1910.
Kryengritja ishte reagim ndaj politikave të centralizimit të qeverisë së ‘Turqve të Rinj’ në Shqipëri (disa mendojnë se kryengritja u nxit edhe nga Serbia, që synonte dobësimin e osmanëve për qëllimet e veta. Kryengritja e vitit 1910 ishte e para e një serie kryengritjesh të mëdha.
Taksat e reja çuan në aktivitetin e Isa Boletinit për të bindur udhëheqësit shqiptarë – që ishin përfshirë në një kryengritje më 1909 – të provonin një tjetër kryengritje.
Sulmet shqiptare mbi osmanët në Prishtinë e Ferizaj, vrasja e komandantit osman në Pejë, bllokimi i hekurudhës në Shkup dhe i Grykës së Kaçanikut bënë që osmanët të hidheshin në operacione ushtarake. Pas dy javë luftimesh të ashpra forcat shqiptare u tërhoqën në rajonin e Drenicës, ndërsa ushtria osmane pushtoi qytetet Prizren e Gjakovë.
Osmanët rimorën Pejën më 1 qershor 1910 dhe dy muaj më vonë hynë Shkodër.
Raprezaljet kundër popullatës shqiptare ishin të rënda: pati ekzekutime në masë dhe shumë fshatra dhe prona u dogjën. Për më tepër, shumë shkolla u mbyllën, dhe publikimet në alfabetin shqip, i cili ishte miratuar dy vjet më parë në Kongresin e Manastirit, u shpallën të paligjshme. Gazetarë dhe botues u gjobitën ose u dënuan me vdekje.
Kultura dhe atdhetarizmi shqiptar morrën grusht të rëndë