U kap me kanabis në makinë, arrestohet djali i Azem Hajdarit dhe shoku i tij

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Arrestohet djali i vogël i Azem Hajdarit. 23-vjeçari që mban emrin e të atit u shoqërua ditën e djeshme në Komisariat pasi në makinën ku ishte pasagjer u gjetën disa doza kanabis, teksa sot është arrestuar nga policia e Elbasanit. Bashkë me të ka përfunduar në pranga edhe shoku i tij, i cili drejtonte automjetin.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Azem Hajdari, 23 vjeç, dhe Ergi Gjumsi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në makinën “Audi 6” e vitit 2013, me të cilin udhëtonin ishte dhe një 19-vjeçare nga Lushnja, ndaj së cilës nuk ka pasur asnjë procedim.

Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Të fundit

U kap me kanabis në makinë, arrestohet djali i Azem Hajdarit dhe shoku i tij

Arrestohet djali i vogël i Azem Hajdarit. 23-vjeçari që mban emrin e të atit u shoqërua ditën e djeshme...

Optike kritike sfiduese e humorit vulgar e banal

– tekst i ripunuar - Nga Mexhit Prenci 1-Humori vulgar e banal, ka pushtuar skenat teatrore & portalet televizive. Qasja për të bërë humor me hundën...

Kancelarja Merkel, mbrojtja e klimës dhe katastrofat

Nga Christoph Strack “Kancelarja e klimës” - kështu e quajnë herë pas here kancelaren gjermane Angela Merkel, edhe këto ditë pas reshjeve pothuaj apokaliptike. A...

Dy persona kërcënojnë 28-vjeçarin për t’i marrë paratë brenda lokalit në Tiranë, pronari fsheh pamjet

Një 28-vjeçar është arrestuar ndërsa është vënë nën hetim bashkëpunëtori i tij pasi akuzohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërcënuar një tjetër...

Aleksandër Dyma, lidhja e shkrimtarit francez me Shqipërinë

Ai ishte shkrimtar i njohur franko-algjerian dhe autor i disa kryeveprave të letërsisë si "Konti i Monte Kristos" dhe "Tre Muskutjerët". Veprat e tij...

Lajme të tjera

Web TV