U qëllua me thikë pas shpine nga dy bashkatdhetarët, vdes 26-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një spital të Romës, një ditë pasi u qëllua me thikë pas shpine nga dy bashkatdhetarë të tij. Mediet fqinje raportojnë se ka humbur jetën nga plagët e rënda i riu Atjon Lopci, i cili nuk ka mundur të mbijetojë, pasi i është nënshtruar një operacioni.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostiense të Romës, ku 26-vjeçari u godit disa herë pas thike nga dy persona. Autorët janë identifikuar gjithashtu nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.

Autorët e goditën pas shpine Lopcin. Ky i fundit u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali. 26-vjeçari u gjet nga kalimtarë të rastit dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, Lopci është person me precedentë të mëparshëm penal.


Të fundit

U qëllua me thikë pas shpine nga dy bashkatdhetarët, vdes 26-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një spital të Romës, një ditë pasi u qëllua me thikë pas...

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, qitësja kineze fiton medaljen e parë të arit

Garuesja e Kinës, Yang Qian ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Të shtunën në ditën e parë të...

Përplasen dy makina në Durrës, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë me vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në Hamallaj të Durrësit. Durrës/Informacion paraprak Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00,...

Tmerrohet adoleshentja, përplaset me një pulëbardhë në një park argëtues

Një adoleshente u frikësua jashtëzakonisht shumë kur u ndesh me një pulëbardhë në mes të 'fluturimit' të udhëtimit të rrufeshëm të quajtur 'Slingshot' në...

U kap me kanabis në makinë, arrestohet djali i Azem Hajdarit dhe shoku i tij

Arrestohet djali i vogël i Azem Hajdarit. 23-vjeçari që mban emrin e të atit u shoqërua ditën e djeshme në Komisariat pasi në makinën...

Lajme të tjera

Web TV