Aksidenti me 10 viktima, Kurti: S’kemi njoftim zyrtar për detajet, Ministri i Brendshëm drejt Kroacisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lajmit se një autobus me targa kosovare është aksidentuar në Kroaci e për pasojë 10 njerëz pasagjerë kanë ndërruar jetën.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, Kurti shkruan se akoma nuk kanë marrë një njoftim zyrtar, por ministri i Punëve të Brendshme është nisur drejt Kroacisë, ndërsa edhe ambasadori në Zagreb është drejtuar drejt vendit të ngjarjes. Ndër të tjera Kurti shkruan se me ankth e shpresë janë me familjarët në këto momente të vështira.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, shkruan Kurti.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV