Aksidenti tragjik/ Ministri i Shëndetësisë në Kroaci: Brenda autobusit ishin 69 persona, një e mitur në gjendje kritike

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik që u mori jetën 10 personave në Kroaci, pasi një autobus i linjës Franfkurt-Prishtinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ministri i Shëndetësisë, në Kroaci Vili Baros, ka deklaruar se në autobus ishin 15 të mitur dhe aktualisht një vajzë është plagosur rëndë.

“Sipas të dhënave te momentit të cilat edhe mund të ndryshojnë, janë aksidentuar 69 persona, 67 pasagjerë dhe dy shoferë, nga ta fatkeqësisht kanë vdekur 10 persona,42 të lënduar janë dërguar në spital në Slavonsko Brod kurse dy janë hospitalizuar në Nova Gradisht. Në Nova Gradisht është një i lënduar i cili ka lëndime të kurrizit, për çka e kemi aranzhuar dërgimin në klinikën e traumatologjisë në Zagreb”.

“Kemi edhe të lënduar rëndë, që janë 15, tre janë në operacion, kurse të tjerët janë duke u diagnostikuar, është e mundur qe edhe ndonjë që është duke u trajtuar të marr diagnozën e të lënduarit rëndë, kështu qe gjithçka është e mundur. Ajo që po e theksoj që në fatkeqësi kanë qenë edhe 15 të mitur, nga të cilët një vajzë ka lëndime të rënda, kurse të tjerët janë pranuar këtu”, tregoi ai.

Përplasja e autobusit ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit, afër qytetit Slavonski Brod në autostradën midis kryeqytetit Zagreb, dhe kufirit serb.

Zyrtarët thanë se autobusi kishte 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve vdiq në përplasje


Të fundit

Aksidenti tragjik/ Ministri i Shëndetësisë në Kroaci: Brenda autobusit ishin 69 persona, një e mitur në gjendje kritike

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik që u mori jetën 10 personave në Kroaci, pasi një autobus...

Lojërat Olimpike “Tokio 2020″/ 127 të infektuar me Covid-19 deri më tani

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dha alarmin për përhapjen e Covid ndërsa u identifikuan rastet e para në fshatin Olimpik. Zyrtarët e Lojërave Olimpike kanë paralajmëruar...

Shkodër/ RENEA plagos të shumëkërkuarin, 52-vjeçari kërkohej për dy vrasje prej 10 vitesh

Pas 10 vitesh në arrati, tentoi sërish të largohet duke kundërshtuar edhe forcat RENEA por mbeti i plagosur 3 here. 52 vjeçari, Ardian Narkaj, nga...

Jennifer Lopez feston 52-vjetorin, fotografohet duke u puthur me Ben Affleck

Një ditë më parë, Jennifer Lopez festoi ditëlindjen. Në 52 vjetor, ylli i muzikës dukej më mbresëlënëse se kurrë më parë. Këngëtarja festoi në...

Reforma në drejtësi/ Yuri Kim: Pavarësisht pengesave po jep rezultate, le të zgjedhim shpresën mbi cinizmin

Me disa fotografi nga Festivali Mik nga Pusteci i Korçës, Ambasadorja amerikane Yuri Kim duke folur për eksperiencën e ditës së sotme, rikthehu edhe...

Lajme të tjera

Web TV