Korçë/ Humbën rrugën në malin e Moravës, policia gjen pas disa orësh babë e bijë nga Siria

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, Komisariatet e Policisë Devoll dhe Korçë, ju vijnë në ndihmë dy shtetasve të huaj të cilët kishin humbur rrugën në terren të vështirë.

Pas marrjes së njoftimit se në një terren malor në malin Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, një vajzë e mitur siriane kishte humbur rrugën së bashku me babain e saj, forcat e policisë në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, menjëherë janë nisur drejt zonës së raportuar për të verifikuar rastin.

Pas disa orë kërkimesh, forcat e policisë nga informacionet e grumbulluara, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, bënë të mundur gjetjen e dy shtetasve, vajzës së mitur 11 vjeçare dhe shtetasit M. A., 28 vjeç, banues në Siri, emigrantë të paligjshëm.

Dy shtetasit e huaj janë transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë falenderuar shërbimet e policisë, FRONTEX-it dhe banorët për ndihmën e ofruar ndaj tyre.


Të fundit

Korçë/ Humbën rrugën në malin e Moravës, policia gjen pas disa orësh babë e bijë nga Siria

Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, Komisariatet e Policisë Devoll dhe Korçë, ju vijnë në ndihmë dy shtetasve...

Lajmi i fundit/ Ministria e Shëndetësisë e konfirmon: Varianti Delta ka hyrë në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i...

Koeman i kërkon Laportas të mos e shesë Rey Manaj: Ngjan me Agueron, mund ta zëvendësojë

Para-sezoni i FC Barcelona ka filluar, përkundër faktit se nuk është zgjidhur ende çështja e largimeve në ekipin e parë, rinovimi i Lionel Messit....

“Zero tolerancë”/ Ardi Veliu inspekton në terren zbatimin e masave anti-Covid, ja porositë që u jep drejtuesve të policisë

“Zero tolerancë”, kështu është shprehur drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë inspektimit në terren për zbatimin e masave anti-Covid në Vlorë dhe...

“Djali i shqiponjave”, i dashuri i Dua Lipës u tregon të huajve për Skënderbeun (Foto)

Prej dy ditësh Dua Lipa bashkë me familjen e saj ndodhet në Shqipëri.  Gjithashtu së bashku me të është edhe partneri i saj, Anwar...

Lajme të tjera

Web TV