Reforma në drejtësi/ Yuri Kim: Pavarësisht pengesave po jep rezultate, le të zgjedhim shpresën mbi cinizmin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Me disa fotografi nga Festivali Mik nga Pusteci i Korçës, Ambasadorja amerikane Yuri Kim duke folur për eksperiencën e ditës së sotme, rikthehu edhe njëherë vëmendjen në pyetjet e gazetarëve lidhur me Reformën në Drejtësi.

Ambasadorja u shpreh se pavarësisht “cinizmit të disave”, reforma në drejtësi po tregon gjithnjë e më shumë rezultate dhe se është kritike tani që populli shqiptar të kërkojë ndryshimin për të ecur përpara.

Gjatë postimit të saj në Instagram, ka shkruar edhe mbi bukurinë e vendit tonë, duke theksuar se vendosmëria e njerëzve të tij janë frymëzuese.

“Le të vazhdojmë të zgjedhim shpresën mbi cinizmin. Le të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që Shqipëria meriton”, shkruan ajo.

Postimi i plotë i Ambasadores:

Ishte magjepsëse të dëgjoja këngë popullore shqiptare të kënduara nga Ansambli “Zánat” në Ishullin Maligrad. Faleminderit Festivalit Mik për bashkimin e artistëve dhe artdashësve. Pas performancës, disa gazetarë pyetën nëse kisha shpresë për Shqipërinë dhe çfarë mendoja për reformën në drejtësi dhe të ardhmen.

Unë u thashë atyre se kam shpresë të pafund në Shqipëri; që megjithë obstruksionizmin dhe cinizmin e disave, reforma në drejtësi po tregon gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë; dhe se është kritike tani që populli shqiptar të vazhdojë të kërkojë ndryshimin, të vazhdojë të ecë përpara së bashku, të mos dorëzohet kurrë. Unë kam pasur mundësinë të udhëtoj përreth Shqipërisë dhe të takoj shumë njerëz – nga veriu në jug, nga malet në bregdet. Bukuria e këtij vendi, forca dhe vendosmëria e njerëzve të tij janë frymëzuese. Le të vazhdojmë përpara së bashku. Le të vazhdojmë të zgjedhim shpresën (e cila kërkon shumë punë) mbi cinizmin (i cili për mendimin tim është dembel moralisht dhe intelektualisht). Le të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që Shqipëria meriton. Do të jetë punë e vështirë, por ne do të jetë me ju çdo hap deri në të fund.


Të fundit

Reforma në drejtësi/ Yuri Kim: Pavarësisht pengesave po jep rezultate, le të zgjedhim shpresën mbi cinizmin

Me disa fotografi nga Festivali Mik nga Pusteci i Korçës, Ambasadorja amerikane Yuri Kim duke folur për eksperiencën e...

Deklarata/ Policia kroate përshkruan me detaje lëvizjen fatale të autobusit që shkaktoi aksidentin tragjik

Departamenti i Policisë së qarkut Brod-Posavina në Kroaci ka lëshuar ​​një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit...

E rëndë në MOTO3/ Ndërron jetë piloti 14-vjeçar pas aksidentit tragjik gjatë garës (Video)

Piloti i MOTO3, Hugo Millan ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare pas një aksidenti tragjik në MotorLand Aragon. Adoleshenti po garonte në Kupën Europiane të...

Nën efektin e alkoolit, pa patenta dhe me shpejtësi të lartë, arrestohen 12 persona dhe pezullohen 47 leje drejtimi

Policia e Shtetit ka publikuar masat e ndërmarra gjatë 24 orëve të fundit, ndaj shoferëve që nuk respektojnë kodet e qarkullimit rrugor. Në njoftimin zyrtar,...

Përplasen dy makina në aksin Shengjin-Lezhë, plagosen dy pasagjere

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të një lokali. Si...

Lajme të tjera

Web TV