Po përpiqeshin të grabisnin vila luksoze, dy shqiptarët plagosin policin në Mykonos

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dy shqiptarë janë ndaluar dy ditë më parë në ishullin Mykonos të Greqisë teksa po përpiqeshin të grabisnin vila luksoze. Shqiptarët u ndoqën nga policia greke dhe gjatë aksionit njëri prej efektivëve mbeti i plagosur në kyçin e këmbës.

Policia i kishte studiuar mirë lëvizjet e tyre. Autorët shqiptarë hoqën bluzat e bardha dhe vendosën në kokë copa të zeza në mënyrë që të mos regjistroheshin nga kamerat e sigurisë.

Mediat greke kanë zbardhur detaje nga ndjekja e tyre. Sipas tyre, njëri prej shqiptarëve kishte shkuar me motor në Mykonos në zonën e Agios Lazaros. Pasi ka takuar bashkëpunëtorin e tij, ata kanë hequr kokoret dhe bluzat e bardha që mbanin veshur duke vendosur në kokë bluza të zeza. Njëri prej tyre ka marrë një levë të kuqe në motor.

Më pas ata kanë lënë motorin duke hedhur kokoret dhe bluzat 200 metra larg. Pasi kanë pikasur policinë ata kanë nisur të vrapojnë. Pas 500 metrash janë ndarë duke u vendosur në vende të ndryshme. Pas kërkimeve policia gjeti bluzat dhe kokore si dhe dy kaçavida.

Një prej të arrestuarve i tha bluve se e kishte takuar bashkëpunëtorin e tij në ishull dhe nuk kishte asnjë dijeni se motori i tij ishte i vjedhur.


Të fundit

Po përpiqeshin të grabisnin vila luksoze, dy shqiptarët plagosin policin në Mykonos

Dy shqiptarë janë ndaluar dy ditë më parë në ishullin Mykonos të Greqisë teksa po përpiqeshin të grabisnin vila...

Rama poston pamjet nga shkolla në Durrës: Dje gërmadhë e tërmetit, sot fituese e çmimit të arkitekturës

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në një status në rrjetet sociale se shkolla “Bedrie Bebeziqi” e cila dje ishte gërmadhë e tërmetit ka fituar...

Sërish sulme në Angli, 39-vjeçarja e veshur me bluzë Charlie Hebdo goditet me thikë në parkun e Londrës

Një 39-vjeçare e krishterë e veshur me një bluzë të Charlie Hebdo u godit me thikë në Hyde Park, Londër. Viktima e quajtur Hatun Tash,...

E zuri gjumi në timon/ Shoferi që shkaktoi aksidentin në Kroaci, 4 vite më parë u kap me 20 kg drogë në Shqipëri

Të tjera detaje vazhdojnë të zbulohen rreth aksidentit tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 shtetas kosovarë. Vëmendja është përqëndruar tek shoferi i autobusit i...

Elon Musk zbulon makinat e së ardhmes, brenda ngjajnë me avionët

Guru-ja i makinave elektrike, Elon Musk, sapo ka nxjerrë dy modelet e fundit të markës Tesla, që konsiston në dy automjetet Model S dhe...

Lajme të tjera

Web TV