Jung, teoritë praktike të psikologut të famshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karl Gustav Jung (Carl Gustav Jung) (1875-1961) ka qenë psikolog zviceran, themelues i “psikologjisë analitike”, përpunues i konceptit të pavetëdijes kolektive. Krijimin e figurave të përgjithësuara të legjendave dhe miteve (arkitipat), si dhe simbolikën e fuqishme që ato mbartin i mbante si dukuri mbarënjerëzore. Ka dhënë ndihmesë të konsiderueshme në pasurimin e përfytyrimeve tona për ndërtimin e vetëdijes njerëzore, këtë ndihmesë mund ta krahasosh vetëm me atë të Zigmund Frojdit, prej të cilit Jung huazoi disa prej ideve që përbëjnë gurët e themelit të psikologjisë moderne.

“Tipat psikologjikë” është libri më me peshë i Jungut. Është një rezume e të gjithë punës hulumtuese të shkencëtarit gjatë më se dhjetë vjetëve. Nuk është se gjejmë në të zbulime të reja, qoftë edhe për faktin se Jung pa ndonjë sforcim kushedi sa të dukshëm, në mënyrë bindëse ka mundur të hedhë në letër problemet kryesore që kanë qëndruar përpara shkencës së kohës së tyre, por edhe të zhvillimit të saj perspektiv. Në “Tipat psikologjikë” Jung është marrë me përpunimin e detajuar dhe të thelluar të teorisë tanimë të njohur dhe përpara tij të tipave njerëzorë, të ndarë në ekstrovertë dhe introvertë. Sigurisht, vënia e theksit në analizën pikërisht të këtyre dy tipave të mëdhenj njerëzorë është një kontribut i Jungut në shkencën e psikologjisë dhe jo vetëm për arsyen se që të dy ata ekzistojnë realisht, por edhe për arsyen tjetër jo pak të rëndësishme që një teori e tillë është shumë e kuptueshme dhe lehtësisht e shpjegueshme. Ekstroverti është tipi që interesohet kryesisht për botën e jasthme, kurse introvertin e intereson në radhë të parë ajo që ndodh në brendësi të vetes së tij. Jung teorinë e tij për tipat e përpunoi duke studiuar secilin nga të katërt pozicionet: meditimet, ndjenjat, ndijimet, intuitën. Jung është përpjekur ta siguronte me çdo kusht gjendjen e baraspeshë së pacientëve të vet, e arrinte përmes procesit, të cilin e ka quajtur “individualizim”. Jung vuri re, se gjatë rrëfimeve të pacientëve, pavarësisht nga ndryshimet individuale karakteristike për secilin, u drejtoheshin të njejtave figura, që mbartnin mendime të caktuara. Këto “figura parësore” Jung i quajti “arkitipe”. Dinamika e arkitipeve shtrihet në themel të miteve, të simbolikës së veprave artistike dhe të ëndrrave. Arkitipet nuk u jepen perceptimeve të drejtpërdrejta, ata vetëdijësohen përmes projektimeve të objekteve të jashtme. Rol qëndron ndër arkitipet e shumtë, sipas Jungut, ka arkitipi i “unit”, si shprehës potencial i personalitetit të njeriut. Jung u është drejtuar gjerësisht burimeve okulte dhe fetare, ndonëse nuk e bëri me një mënyrë totalisht shkencore. Ndër burimet e shfrytëzuara prej tij po përmendim gnosticizmin, alkiminë dhe librat e shquar të Lindjes, si “Iczin”. Mbështetur në ide më të hershme, Jung e zhvilloi më tej kuptimin e sinkronitetit dhe të rastësisë domethënëse. Ngulte këmbë në idenë se faktori kohë, përveç shkakut dhe pasojës, ngërthen brenda vetes edhe një veti tjetër specifike, enigmatike. Me ndihmën e kësaj vetie Jung shpjegoi astrologjinë dhe dukuritë e mbinatyrshme.

Lexo edhe :  A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Edhe kundërshtuesit më të mëdhenj të Jungut, nuk mund ta mohojnë rëndësinë që ai e kishte për zhvillimin e psikologjisë dhe rritjen e dëshirës së njerëzve për të zbuluar atë që për ta është e vërtetë, dhe përveç kësaj, atij i falenderohen edhe për rikujtimin e disa mendimeve dhe teorive të humbura në kohë, por që dukshëm janë të nevojshëm për njeriun modern.

Të fundit

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri...

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

“Ema, babi yt i heq jorganin vajzave…”/ Egla ngacmon Jetmirin, ja si reagon ai

Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin...

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u...

Lajme të tjera

Web TV