Krim në familje/ Gruaja dhe vajza vrasin 47-vjeçarin në Klos

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 47-vjeçar është vrarë nga gruaja dhe vajza e tij në Klos. Elber Lezi është gjetur nga pa shenja jeta dhe i dhunuar në banesën e tij, ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza e tij, respektivisht Mine Lezi dhe Aida Lezi, nuk linin policinë të futej në banesë.

“Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. L., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. L., ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. L, 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. L., dhe vajza e tyre A. L., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin me prova ligjore të saj”, është njoftuar nga policia.


Të fundit

Krim në familje/ Gruaja dhe vajza vrasin 47-vjeçarin në Klos

Një 47-vjeçar është vrarë nga gruaja dhe vajza e tij në Klos. Elber Lezi është gjetur nga pa shenja...

Lajme të tjera

Web TV