Ky nuk do të jetë mandat i thjeshtë i vazhdimësisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Kryeministri Edi Rama ne shtator do te formoje qeverine e re. Ne dy mandatet e para ka pasur nje grup “besnikesh” te cileve u ka besuar postet munistrore per nje kohe te gjate, a mendoni se do te vijoje te qeverise po me keta emra?

– Në shtator mendoj se do të ketë surpriza. Dhe këtë në një mënyrë e ka paralajmëruar dhe vetë kryeministri nëse lexohen me kujdes deklaratat e dhëna. Po kështu dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë të ditëve të fundit theksoi se do të jetë një qeverisje ndryshe, çka nënkupton dhe figura krejt të reja në postet drejtuese. Duket se ky është dhe objektivi i kësaj maxhorance, ky mandate, që është i treti dhe që ndodh për herë të parë në Shqipëri, duket se nuk është thjesht mandate vazhdimësie. Ka një optimizëm të përmbajtur nga ana e maxhorancës çka tregon se ndihet një përgjegjësi tjetër për qeverisjen. Duket se po shkohet drejt një qeverisje më teknike, dhe më pak politike. Çka nënkupton se do të ketë dhe figura të reja në kabinet Ajo çfarë po transmeton kryeministri në takimet e tij, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë që partia bëhet bllok për të mbrojtur zyrtarët e vet nga akuzat, është se tashmë i hapet krahu drejtësisë të bëjë punën e saj ndaj çdo abuzuesi dhe rasti të korrupsionit. Në këtë aspekt kemi një risi që duhet përshëndetur dhe mbështetur. Kjo dëshmon për një vullnet politik që mbështet luftën ndaj korrupsionit dhe këtë duhet ta presim nga të gjitha palët, pra edhe nga opozita. Deri më parë kish ndodhur futja në llogore e të dy kaheve, dhe çdo akuzë për drejtues e zyrtarë të secilës palë shihej si sulm politik dhe rasti mbrohej politikisht. Hapja e rrugës për të dënuar të korruptuarin nga drejtësisa, shihej si një lëshim për kundërshtarin. Tashmë duket se jemi në një klimë të re, ku duket se ka një vullnet politik për ti hapurr rrugë organeve të reja të drejtësisë për të ushtruar kompetencat e saj në bazë të ligjit. Pra hetimet dhe gjykimet nuk po pengohen nga politika, por madje po stimulohen për të bërë punën e tyre. Në fund të fundit, për këtë arësye u bë reforma në drejtësi. Gjithësesi vullnet politik për të bërë drejtësi dhe për të pastruar administratë, të re dhe të vjetër, nga abuzuesit, po dëshmohet nga maxhoranca. Që në kongresin e PS, Rama u shpreh se gjithkush që ka abuzuar do të përballet vetë me drejtësinë dhe nuk do të ketë mbrojtje politike. Ndërkohë nga ana e opozitës ka ende paragjykim dhe qëndrime ambigue për organet e reja të drejtësisë dhe hapjen e dosjeve të reja e të vjetra të korrupsionit. Madje çfarë është më e keqja është se opozita ende kërkon ta përdorë politikisht, me formula të tipit, “po dëshmohet korrupsioni I Ramës në 8 vite”. Kjo mendësi e vjetër veç do të prishte punë e nuk do ti shërbenete goditjes së korrupsionit. Ndaj dhe rruga më e ndershme do të ish që opozita të tregojë vullnet politik për ta luftuar vërtet, edhe nga rradhët e saj korrupsionin që është një fenomen ku kanë kontribuara të gjitha palët, e jo të bëjë pusi për përfitime politike. Kjo nuk i shërben as qytetarëve, që është elektorat i të dyja palëve, as vendit, dhe as të ardhmes.

2- Nga ana tjeter kemi edhe disa dosje nga pothuaj cdo ministri qe po hetohen nga SPAK, a e kushtezon kjo Ramen te mendoje per emra te rinj per te mos rrezikuar ne te ardhmen?

Lexo edhe :  Humbin çifti nga Franca në pyllin e Llogarasë dhe lëshojnë sinjal SOS, policia nis kërkimet me dron

-. Mendoj se nga zhvillimet e reja  po imponojnë politikën për zgjidhje te reja dhe që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi si dhe çështje që ka hapur apo mund të hapë SPAK për abuzime të ndryyhme me zyrtarë dhe ish zyrtarë. Në këtë aspect kjo ndikon dhe në përthithjen e fytyrave të reja, të papërfolur, që kanë arritje profesionale dhe që u jepet kështu një shans për të treguar profesionalizëm dhe në nivelet më të larta të politikës. Gjithësesi zhvillimet janë të natyrshme dhe që kanë të bëjnë edhe me luftën e brezave dhe zëvendsimin e tyre. Dhe ato ndidhin ose në kushte normaliteti apo kanë një shtysë më të madhe kur ka zhvillime të papriotura e që imponojnë politikën. Besoj se çfarë po ndodh ndërkohë po e shtyn drejt zgjidhjes së dytë, ku zëvendësimi nuk është i shkartisur por me raporte të forta në favor të rinjve.

Nëse Rama vendos të ndryshojë kabinetin duke sjellë emra tërësisht të rinj dhe “anonim”, a përbën një kosto brenda partisë për të shkaktuar pakënaqësi dhë një lloj kundërvënie ndaj tij?

Besoj se është e kundërta.  Figurat e vjetra nuk mund të japin më shumë në kontribute politikë, përveç eksperiencës në qeverisje. Për kontribut në shtim të votave apo të peshës politike në elektorat, zakonsiht janë më të ezauruar. Figurat e reja, përgjithësisht në këto raste, janë në kërkim të krijimit të identitetit të tyre dhe kështu mund të kontribuojnë në shtim shtesë të valencës në elektorat. Nga ana tjetër duke sjellë energji të reja në një forcë politike, ata mund të shtojnë popullaritetin në moshat më të reja, duke i siguruar kështu partisë së tyre, kontinuitet për të ardhmen.  Çdo subjekt politik që di të hapet ndaj të rijve apo tu japë shanse prurjeve nga inteligjenca profesionale, e ka më të lehtë si përcjeljen e mesazheve në elektorat, ashtu dhe krijon më besueshmëri përballë qytetarëve. Nuk duhet të harrojmë se në PS duket se ka ardhur cikli i ndryshimit. Nëse kujtojmë, brezi i parë ishte në fillim të viteve 90. Në 2005, pasi Rama  erdhi si kryetar, në PS filloi të krijohej një brez i ri drejtuesisht që janë dhe sot. Tashmë, nëse marrim për bazë ciklin 15 vjecar të ndryshimeve, duket se ka ardhur koha për ardhjen e një brezi tjetër në drjetimin e PS.

Rama në ligjërimin politik të diteve te fundit ka kritikuar ministra dhe kryebashkiakë për “tendera me probleme” që shpesh shkojnë në dyshime për korrupsion, është kjo një formë për tu shkëputur nga e kaluara, apo është qëllim i kryeministrit për të pasur protagonizëm politik dhe “veçuar veten” nga çështja korrupsion?

Për kryebashkiakët ka patur. Për ministrat nuk e di. Gjithësesi jemi future në një peiudhë të re ku i është hapur rruga drejtësisë për të pastruar politikën dhe qeverisjen nga abuzivizmi dhe korrupsioni. Kjo përfshin çdo nivel dhe këtu e rëndësihme është që ka një vullnet politik për ta luftuar këtë fenomen. Nëse do të bënim llogaritë që kështu po dëmtohet maxhoranca apo kryeministri, atëherë gjithë ky proces do të ish një fiasko, një dështim, që do na ndikonte të gjithëve. Mendoj se e gjithë kjo duhet inkurajuar, dhe madje dhe PD duhet të jetë më e pozicionuar në favor të drejtësisë dhe të institucioneve të reja të ligjit. Të gjitha të tjerat do të ishin thjesht shkopinj ndër rrota.


Të fundit


Qeveria e re/ Rama me sytë nga të rinjtë, ministrat aktual të pasigurtë

Shtatori i “zjarrtë” i politikës në të dyja kahët. Si pritet të kompozohet kabineti Rama 3 dhe suprizat që do të ndodhin. A do...

Lajme të tjera

Web TV