Ministrin e kishin bir në shpirt, ndërsa ne na kishin si krimba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Kryeministri Edi Rama në shtator do të formojë qeverinë e re. Në dy mandatet e para ka pasur një grup “besnikësh” të cilëve u ka besuar postet ministrore për një kohë të gjatë, a mendoni se do të vijojë të qeverisë po me këta emra? 

Po flasim për ‘qeveri besnikësh’. A mund të flasim për ‘qeveri jo-besnikësh’? Më duket se asnjëri nga dy ‘fjalorët’ nuk është i saktë në sensin e të drejtës dhe të shtetit. Nuk mund të ketë qeveri me ‘jo- besnikë’. Ministrat janë njerëz të zgjedhur me dorë nga kryeministri. Janë të zgjedhur edhe për besimin që i japin kryetarit të qeverisë për realizimin e programit të tij. Jam çuditur sa herë kam dëgjuar e lexuar në media pse ministrat shkojnë sipas planit të kryeministrit, ose pse ministrat i binden kryetarit të qeverisë. Por sidoqoftë… Me siguri kryeministri Rama do të bëjë ndryshimet e nevojshme, sipas tij. Ata që do të mbeten janë një dëshmi se kryeministri ka vlerësim dhe besim për punën e tyre. Por le të mbahemi pak në idenë e ‘qeverisë besnike’. Edhe kjo ka një kuptim- sipas idesë suaj kritike. Ju sigurisht mbartni një ngarkesë të hidhët mbi ‘besnikët’ në qeveri. Ne e kemi provuar këtë në mënyrë humbëse për interesat e publikut dhe të shtetit. Kemi provuar disa ‘besnikëri’ fatale qeverisëse. E para është besnikëria rajonale. Një traditë e keqe e periudhës komuniste na dëshmon se ministrat zgjidheshin nga zonat besnike ndaj Luftës dhe ndaj komunizmit. Kjo u shfaq edhe në 30 vjet. Kemi provuar ‘ qeveri të Tropojës’ që ishin jo aq besnikë të Berishës se sa kundërshtarë të Jugut. Kishim qeveri të Skraparit, qeveri të Tepelenës… Të gjitha me thelbin e besnikërisë ‘ nga fshati i kryeministrit’.  Keni lexuar këto ditë një poezi të Namik Dokles? Ja si thotë ai: “Kalo Vjosën, hyn në Vlorë/ Pesë ministra me këmborë”. Ja kështu.

E dyta është besnikëria familjare. Qeveritë e Berishës janë tipike qeveri tribale: Familja, fisi, kushërinj të kushërinjve… Çfarëdo mediokri e njeriu qesharak bënte pjesë në qeveri, veç pse ishte ‘yni’. Këto janë qeveri të modelit të Mafies. Mafia ndërtohet mbi bazë të fisit, sidomos mafia në Ballkan.  E treta, besnikëria mbi bazën e firmës. Kemi parë qeveri me ministra dhe zyrtarë që janë rekrutuar në qeveri vetëm si njerëz ‘ të bindur’  për të firmosur afera korruptive për kryeministrin. E pastaj kanë përfunduar në lumë. E shikoni çfarë po ndodh me Fatmir Mehdiun? Ishte ministër i Berishës dhe po paguan për korrupsionin e familjes së tij.

Nga ana tjetër kemi edhe disa dosje nga pothuaj çdo ministri që po hetohen nga SPAK, a e kushtëzon kjo Ramën të mendojë për emra të rinj për të mos rrezikuar në të ardhmen?

Të shpresojmë se kryeministri Rama do të ketë frikë nga SPAK dhe nga ligji. Ky është një lajm i mirë. Deri më sot kryeministrat nuk kanë pasur frikë nga ligji. Kryeministri më ‘ trim’  në vend është SAli Berisha. Ai ka vrarë katër demonstrues vetëm pse deshën të prekin gardhin e zyrës së tij. Berisha, me dorën e tij, ka drejtuar armën snajper mbi kokën e kryetarit të opozitës, vetëm pse ai protestonte. Ka deklaruar se do të vriste cilindo që do të demonstronte, veç nëse ‘ nuk e shpon plumbi’. E shikoni ku e kemi vendin tonë për shkak të ‘trimërisë së qeverisë’? Kemi një Shqipëri të vjedhur e të rrënuar dhe një qeveri e familje në derë të burgut. Të paktën, fillimisht, kryeministri të ketë frikë nga ligji dhe të mos rekrutojë njerëz me ‘ hije në mushkëri’. Pa gjatë rrugës prapë mund të shfaqen sëmundje korrupsioni te ministrat apo zyrtarët. E prapë do të ‘qërohen’. Se nuk ka rrugë tjetër, nuk kemi një mënyrë që t’ u marrim qimen dhe t’ i njohim ministrat se nuk do të vjedhin kurrë. Por për fat kemi drojën ndaj ligjit; kjo është garancia

Lexo edhe :  Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

Nëse Rama vendos të ndryshojë kabinetin duke sjellë emra tërësisht të rinj dhe “anonim”, a përbën një kosto brenda partisë për të shkaktuar pakënaqësi dhe një lloj kundërvënie ndaj tij?

Nuk e kuptoj ‘koston brenda Partisë’, sidomos që nga momenti kur Partia kalon fushatën dhe hyn në rrugën për formimin e qeverisë. Që në këtë moment Partia ‘shkrihet’, i dedikohet vetëm shtetit dhe qeverisjes. Partitë që urdhërojnë qeverinë janë parti të silit të vjetër totalitar. Sa për ‘anonimët’ do të doja të them diçka: Secili kur hyn në ekipin e qeverisë, emrin personal e lë pas derës. Ministri afirmohet gjatë punës në ekip të qeverisë. Madje edhe vetë kryeministri do të ishte mirë që të kishte sa më pak emër. Në këtë shekull modern duhet qeverisur ‘pa u dukur’. Sa për të vjetrit në Parti, këta janë një problem më vete. Disa prej tyre rrojnë me nostalgjinë kur ishin ministra, por kjo vlen vetëm në tregimet me nipat.

Rama në ligjërimin politik të ditëve të fundit ka kritikuar ministra dhe kryebashkiakë për “tendera me probleme” që shpesh shkojnë në dyshime për korrupsion, është kjo një formë për tu shkëputur nga e kaluara, apo është qëllim i kryeministrit për të pasur protagonizëm politik dhe “veçuar veten” nga çështja korrupsion?

Është hera e parë në historinë moderne të shtetit tonë kur kryeministri ‘i jep duart’ zyrtarit të tij që shkel ligjin. Para kësaj kryeministri ose presidenti të merrte ‘gjak në vetull’ nëse ti shkruaje një lajm se ministri i tij ishte deri në grykë në krim… E jomë ta thërriste gjykata apo prokurria… Nuk kite shans. E shikoni sa ish-ministra po presin radhën në derë të SPAK? Se pasuria e vjedhur dhe gjaku i tjetrit, një ditë paguhen. Kjo po ndodh. Nuk mbani mend një emër: Arben Sefgjini. Ky kishte dorë në vrasjen e Remzi Hoxhës, të kryer për hesap të kryeministrit Berisha. Kryeministri nuk lejoji që ta dërgonin në hetim, por e emëroi Drejtor të Përgjithshëm të Doganave të Shqipërisë. Dhe i vuri roje që të mos e merrnin prokurorët… A jemi në këtë botë? Ministrin e kishin bërë bir në shpirt, ndërsa ne na kishin bërë si krimba

Të fundit

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Lajme të tjera

Web TV