Vrasja në Klos, policia zbardh ngjarjen: Arrestohen nënë e bijë, bashkëpunuan dhe goditën me sende të forta 48-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka zbardhur vrasjen e 48-vjeçarit Ylber Elezi duke cilësuar si autore nënë e vajzë.

Sipas njoftimit zyrtar, nënë e bijë bashkëpunuan me njëra-tjetrën dhe e goditën me sende të forta burrin.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Klos, Mat

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L.

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :

M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Y. L.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “.

Të fundit

Dortmund thyen në mënyrë spektakolare Atleticon dhe kualifikohet në gjysmëfinalen

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit,...

PSG “shkelmon” Barcelonën jashtë Championsit, katalanasit nuk rezistojnë me 10-të lojtarë

Barcelona jashtë Championsit. Në Montjuic, në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së, ndodhi ajo që më pak pritej nga tifozët “blaugrana”. Skuadra franceze fitoi thellë...

Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët drejtpërdrejt në aplikacion. Ky informacion u...

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren Elsa Lila.  Ai...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

Lajme të tjera

Web TV