Manastirliu: Hapet Njësia e Hemodinamikës për ndërhyrjet në zemër dhe ato neurologjike në Spitalin Memorial Fier

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar Shërbimin e ri të Hemodinamikes në Spitalin Memorial Fier, i cili bën pjesë në fazën e dytë të hapjes graduale të shërbimeve në këtë spital.

“Jam e kënaqur që arritëm të shtojmë dhe një tjetër shërbim në Spitalin Memorial të Fierit, ashtu sikurse në këto dy muaj në mënyrë periodike janë shtuar shërbimet e reja në këtë spital dhe tashmë vihet në funksion labratori i ri i hemodinamikës, falë investimit të qeverisë turke dhe falë bashkëpunimit me mjekë të nderuar nga Turqia dhe ekipit profesionist të Spitalit të Fierit, të cilët tashmë janë transferuar në këtë spital për të ofruar të gjithë gamën e shërbimit në laboratorin e hemodinamikës”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Spitalin Memorial, Ministrja e Shëndetësisë theksoi se në këtë spital është instaluar një aparaturë e teknologjisë së lartë, i pari aparat i këtij niveli që instalohet në shërbimin publik.

“Kjo është një aparaturë, e cila instalohet për herë të parë në sistemin publik, që ofron të gjithë gamën e ndërhyrjeve invazive, qoftë për sëmundjet kardiake, qoftë për ato vazale dhe ato neurologjike”, nënvizoi Manasirliu.

Shefi i shërbimit të kardiologjisë Dr. Koray Demirtaz, tha se nëpërmjet kësaj aparature është zgjeruar spektri i ndërhyrjeve në Spitalin Memorial Fier.

“Mund te bëjmë edhe ndërhyrje vaskulare duke qënë se ka edhe vetinë neurologjike aparatura, ndërhyrje në aortë, mund të bëjë ndërhyrje vaskulare të komplet arterieve të këmbëve, periferike, mund të bëjmë edhe të arterieve carotis edhe celebrale, diagnostikim neurovaskular, me rritjen e ekipit dhe me neuroradiologët që mund të na vijnë mund të bëjmë shumë procedura”, tha dr. Koray.

Lexo edhe :  Lojërat Olimpike/ Ministrja Kushi mbështet atletët shqiptarë në Tokio

Teksa theksoi se vijon transferimi i dijeve nëpërmjet personelit të ardhur nga Turqia, Ministrja e Shëndetësisë tha se Spitali Memorial i Fierit po ju vjen në ndihmë edhe turistëve të Jugut, për shërbimet emergjente.

“Unë jam shumë e kënaqur që në Spitalin Memorial të shtojmë dhe këto shërbime të reja, shërbime që jo vetëm i duhen dhe pacientëve dhe qytetarëve, por i shërbejnë edhe turizmit, sepse edhe pushues të huaj kanë nevojë të marrin shërbime, nuk bëjnë kilometra të tjerë, por mund të vijnë fare mirë në këtë spital për të marrë shërbime të emergjencës”, tha Manastirliu.

Aktiviteti i spitalit Memorial Fier në këto dy muaj ka ardhur duke rritur. 1800 pacientë kanë përfituar shërbime dhe janë kryer me sukses 42 ndërhyrje kirurgjikale. Ekipi turk tashmë në këtë spital përbën rreth 20% të punonjësve.


Të fundit

Manastirliu: Hapet Njësia e Hemodinamikës për ndërhyrjet në zemër dhe ato neurologjike në Spitalin Memorial Fier

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar Shërbimin e ri të Hemodinamikes në Spitalin Memorial Fier,...

Operacioni antidrogë në Tiranë, policia jep detaje: Sekuestruam mbi 1 kg kokainë

Policia ka dhënë detaje lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë. Njoftim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë: Sektori për Hetimin e...

BE për raportin final të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR: Konfirmoi se zgjedhjet ishin të organizuara mirë

Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar në lidhje me publikimin e raportit përfundimitar të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet parlamentare të...

Rama publikon pamje nga Kanionet e Erzenit: Natyrë spektaklolare

Këtë pasdite, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Kanionet e Lumit Erzen. Me anë të një video në rrjetet sociale, Rama u uron të...

Shpëtoi prej policisë gjatë operacionit antidrogë, i arratisuri kapet disa minuta më vonë

Kapet drejtuesi i Benz-it që i iku policisë gjatë operacionit dhe madje rrezikoi jetën e efektivëve. Policia ka arritur ta kapë pas disa minutash, disa...

Lajme të tjera

Web TV