Përmbysi autobusin në Kroaci, Gjykata vendos 1 muaj arrest me burg për shoferin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kroaci

Gjykata në Kroaci ka vendosur një muaj paraburgim për shoferin e autobusit që shkaktoi tragjedinë shqiptare, ku humbën jetën 10 persona.

Dje autoritetet kroate dëgjuan palët, shoferin dhe provat e grumbulluara, ndërsa sot vendosi që shoferi të qëndrojë një muaj në paraburgim, më pas do të ketë vlerësim në vazhdimësi të masës në bazë të hetimeve që po vijojnë nga autoritetet.

Shoferi ishte i lodhur momentin që humbi kontrollin e autobusit dhe i paaftë për ta drejtuar në mënyrë të sigurt” theksojnë autoritetet kroate.

Por edhe vetë shoferi pas arrestimit e pranoi se për një moment e kishte zënë gjumi në timon, edhe pse kishte vetëm 30 minuta që kishte ndërruar me kolegun e tij.

Mediat kroate shkruajnë se në bazë të ligjeve vendase shoferi nga Kosova rrezikon maksimumi 15 vite burg për aksidentin që shkaktoi.

Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie.


Të fundit

Përmbysi autobusin në Kroaci, Gjykata vendos 1 muaj arrest me burg për shoferin

Kroaci Gjykata në Kroaci ka vendosur një muaj paraburgim për shoferin e autobusit që shkaktoi tragjedinë shqiptare, ku humbën jetën...

“Shmangni daljen në diell”/ Kjo javë do jetë më e vështira, temperaturat mbi 40°C

Kjo javë pritet të jetë një ndër javët më të vështira sa i përket temperaturave të larta por jo vetëm. Mbi rajonin e Ballkanit...

Koloseumi, historia e simbolit të Romës

Koloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian, është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të Romës, Itali. Ndërtimi i Koloseumit filloi nën urdhërin...

Shiu artificial/ Spanja, territori i eksperimenteve të mbjelljes së reve

Provat midis 1979 dhe 1981 kanë përfunduar të kufizuara në përpjekjen për të shmangur humbjet bujqësore për shkak të efekteve të klimës Ana Carrasco González Midis...

Rebelimi i vitit 1968, një revolucion që ndryshoi botën

Pushteti u frikësua nga revolucioni që nuk përparoi, por ishte protesta që pati ndikim në dekadat që do të vinin Revolucioni më i rëndësishëm dhe...

Lajme të tjera

Web TV