Shkup: Dënohet ish-kryetari i Kuvendit për rastin e 27 prillit 2017

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore Penale në Shkup shpalli fajtorë të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” dhe i dënoi me gjithsej 25 vjet burg. Trupi gjykues arriti në përfundimin se të akuzuarit për krimin e “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë së vendit” janë fajtorë për organizimin e ngjarjeve më 27 prill të vitit 2017. Fjala është për ish-kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski, ish-ministrin e Transportit Mile Janakieski, ish-ministrin e Arsimit dhe të Shkencës Spiro Ristovski si dhe ish-drejtorin e policisë sekrete DSK, Vladimir Atanasovski.

25 vjet burg për të akuzuarit

Sulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të nismës “Për Maqedoni të përbashkët” ndodhi më 27 prill të vitit 2017, pasi nga shumica parlamentare për kryetar të Kuvendit u zgjodh një shqiptar, gjegjësisht Talat Xhaferi. Sipas Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, të akuzuarit e dinin saktë se çfarë po bënin dhe u shkaktuan trazira me qëllimin e vetëm për të parandaluar formimin e qeverisë nga shumica parlamentaree siguruar tanimë. Ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski është dënuar me 6 vjet e 6 muaj, ish-ministri i Transportit Mile Janakievski me 6 vjet e 3 muaj, ish-ministri i arsimit Spiro Ristovski me 6 vjet e 5 muaj dhe ish-drejtori i policisë sekrete me 6 vjet burg. Në hetim u përfshinë edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-zbuluesi Nikolla Boshkovski, por procedura për ta është ndalur derisa nuk bëhen të qasshëm të organeve të ndjekjes. Të akuzuarit kanë marë dënime më të ulta për veprën për të cilën janë akuzuar, sepse gjatë procesit gjyqësor kanë bashkëpunuar me organet e hetuesisë.

Trpkov: Dhuna e 27 prillit s’ka asgjë të përbashkët me demokracinë

Gjyqtari Ilija Trpkov gjatë shqiptimit të dënimeve tha se sulmi dhe dhuna e shfaqur më 27 prill të viti 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë dhe patriotizmin. “Shteti mbrohet me zemër, me mendje dhe strategji të drejta. Nëse për çdo vendim me të cilin nuk pajtohemi hymë me dhunë në gjykatë, kuvend apo në cilin do qoftë institucion shtetëror, atëherë nuk mund të kemi shtet ligjor”, tha gjyqtari Trpkov. Prokuroria ka kërkuar që të dënuarve t’u ndërpritet arresti i shtëpisë dhe të dërgohen urgjentisht për vuajtjen e dënimit. Në procesin gjyqësor “27 prilli” qenë akuzuar gjithsej 33 vetë prej të cilëve 5 deputetë. Të dënuar janë gjithsej 16 vetë, ndërsa të tjerët i kanë shpëtuar dënimit falë ligjit për amnesti, të miratuar në vitin 2018.DW


Të fundit

Shkup: Dënohet ish-kryetari i Kuvendit për rastin e 27 prillit 2017

Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore Penale në Shkup shpalli fajtorë të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” dhe...

Majlinda Bregu: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku

Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu, shpjegon në intervistë me DW pse duhet të vazhdojë Procesi i Berlinit edhe...

Vozitjet e gjata që çojnë në vdekje

Për aksidentin që la dhjetë persona të vdekur dhe dhjetëra të lënduar në Kroaci, u arrestua shoferi i kompanisë kosovare ‘Deva Tours’, i cili...

Katër tragjeditë kosovare nga aksidentet me autobusë

Që nga mbarimi i luftës në Kosovë në vitin 1999, Kosova ka parë disa aksidente të tmerrshme që kanë qenë të përfshirë autobusët e...

Brataj: Asnjë vaksinë s’të mbron 100% nga infektimi

Nga 1 qershori deri më 21 korrik në vendin tonë janë konfirmuar 21 raste me variantin Delta. Kështu deklaroi Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder...

Lajme të tjera

Web TV