Deklarata/ Ambasada Britanike: Të hetohen shit-blerja e votës dhe të dhënat personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada britanike në Tiranë thotë se palët politike në Shqipëri duhet të marrin në konsideratë të gjitha rekomandimet në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në reagimin e tyre, vënë theksin te nevoja për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale. “Osbe/Odihr publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, duke rekomanduar një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ne inkurajojmë të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë”, shkruhet në deklaratë.

Në raportin e final të publikuar nga OSBE një ditë më parë u nënvizua fakti se votuesit ishin të lirë që të zgjedhin kandidatët e preferuar, të cilët ishin në gjendje që të bënin një fushatë të lirë për emrin e tyre, nën kornizën ligjore.

Po ashtu thuhej se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore dhe se palët politike ishin të lira që të zhvillonin fushatën politike në mënyrë paqësore dhe u respektuan liritë themelore demokratike.

Të fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor,...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

Lajme të tjera

Web TV