Dekonspiroi operacionet e OFL, Gjykata e Tiranës pezullon sërish nga detyra Artan Shkëmbin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra të ish-numrit 2 të OFL-së Artan Shkëmbi i cili u hetua u hetua për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”. Shkëmbit akuzohet nga organi i akuzës së ka nxjerrë sekretin hetimor, në lidhje me disa hetime që kryeshin nga autoritetet gjermane për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn. Sipas informacionit nga gjermanët, trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.

“Në datë 21.07.2021, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me caktimin e masës së sigurimit për personin nën hetim A.SH, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Zbulimi i akteve ose të dhënëvae sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 295/a dhe 259 të Kodit Penal. Shtetasi A.SH është punonjës policie dhe dyshohet për nxjerrje dhe dhënie informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 ka vendosur: -Përsëritjen e së sigurimit personal ndalues “Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për personin nën hetim A.SH. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.SH. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 656 datë 28.07.2021 vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në vendim.

Autoritetet gjermane u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare verifikim të pasurisë për të dy trafikantët të cilët qëndrojnë në Gjermani. Pala shqiptare u kthen përgjigje më 22 prill. Por nga hetimet të bëra nga një grup i përbashkët hetuesish të quajtur Kier Gier u gjetën bisedat mes trafikantëve shqiptarë në Gjermani nëpërmjet programit të paligjshëm Encro Chat. Në telefonin e tyre u gjet fotografia e dërguar nga Shqipëria me të dhëna nga programi hetimor i autoriteteve gjermane në të cilën kanë akses vetëm organet hetimore të certifikuara. Pasi morën këtë informacion, në shtator oficeri ndërlidhës gjerman kërkoi hetime nga autoritetet shqiptare pasi ishte i bindur se tradhtari ishte efektiv i policisë shqiptare. Në të dy rastet personi që kishte kërkuar rezulton zyrtari Shkëmbi, të cilit për vite me radhë i janë besuar aksione ndërkombëtare të forta.

Si ndodhi dekonspirimi nga Artan Shkëmbi dhe si u zbulua nga gjermanët?

Procedimi penal ndaj tij u regjistrua pas referimit nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, të informacionit të marrë nga Zyra e Oficerit Ndërlidhës të kësaj ambasade në Shqipëri. Sipas këtij informacioni që mban datën 09.09.2020, rezulton se në Gjermani po hetohen dy shtetas shqiptare të dyshuar për import të paligjshëm kokaine (trafikim i narkotikëve sipas ligjit shqiptar). Në kuadër të hetimit që po zhvillohet në Gjermani është konstatuar se të dyshuarit janë informuar për hetimet në ngarkim të tyre, informacion që dyshohet të jetë përcjellë nëpërmjet një punonjësi të Policisë së Shtetit dhe një personi të afërt të tij. Sipas këtij informacioni ekziston dyshimi që punonjësi i policisë së shtetit ju ka dhënë rregullisht informacione, në mënyre indirekte, nëpërmjet personit të kontaktit apo edhe direkt anëtarëve të grupeve kriminale. Në këto rrethana, në kuadër të bashkëpunimit oficeri ndërlidhës ka kërkuar nga autoritetet shqiptare, identifikimin e punonjësi dhe nisjen e një hetimi për të verifikuar nëse është konsumuar vepër penale në mbështetje të një organizate kriminale apo grupi të strukturuar kriminal.

Lexo edhe :  Tjetërsuan 7.500m2 tokë më pas e shitën/ Prokuroria kërkon arrestimin e 3 ish-zyrtarëve

Prokuroria e Hamburgut në Gjermani po kryen hetime në ngarkim të shtetasve shqiptarë Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj, si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar për trafik të paligjshëm të kokainës, duke importuar në Gjermani sasi të konsiderueshme. Autoritetet gjermane në bashkëpunim me ato shqiptare i kanë përcjellë palës shqiptare më datë 19.03.2020 kërkesën për verifikimin e pasurive të zotëruara nga shtetasit Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj, në Shqipëri, si dhe verifikimin e të dhënave të tjera të vlefshme për hetimin pasuror apo hetimin penal. Kjo kërkesë është shoqëruar me kërkimin që verifikimet të kryhen… “nëse mund të garantohet që këto informacione nuk do të arrijnë te personat nën hetim në Gjermani, nëse jo, ju lutemi që kërkesa të mos përpunohet deri sa hetimet në Gjermani të kalojnë ne fazën e hapur”.

Sipas akteve të fashikullit, kjo kërkesë është depozituar në Policinë e Shtetit në datë 03.04.2020, ndërkohë që përgjigje zyrtare është kthyer në datë 22.04.2020. Zyra e Oficerit Ndërlidhës, në informacionin e përcjellë pranë prokurorisë së posaçme thekson se, nuk ka të dhëna që përgjigja e kërkuar të jetë dërguar para datës 22.04.2020. Ndërkohë, gjatë hetimeve të zhvilluara në Gjermani, ka rezultuar se kjo kërkesë e autoriteteve gjermane për verifikimin e pasurive apo verifikime të tjera të dobishme për hetimet e nisura ndaj shtetasve Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj, i është dërguar të hetuarit Klaudio Vukaj në datë 10.04.2020 rreth orës 16:00. Përveç kërkesës së datës 19.03.2020 të Grupit të Përbashkët Hetimor për Narkotikët në Kil (GER Kiel) është evidentuar nga autoritetet gjermane se shtetasit Klaudio Vukaj i janë përcjellë edhe fotot e tij dhe të personit tjetër nën hetim Aleksandër Prroni, së bashku me të dhënat e nxjerra nga sistemi Deep See.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV