Mbi 5 mln qytetarë të vaksinuar në Greqi, Delta përhapet në ishuj

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Plot 5 mln qytetarë në Greqi janë vaksinuar kundër COVID. Shifra u arrit në orët e pasdites ndërsa autoritetet vendase e kanë cilësuar si provën më të fortë të besimit në armën më të madhe që shkenca ka ofruar deri tani për mbrojtjen nga armiku i padukshëm.

Konkretisht thuajse 50% e moshave të rriturve në vend janë tashmë të imunizuar nga COVID, duke krijuar optimizëm në lidhje me përballimin e pandemisë. Megjithatë ekspertët flasin për një valë të katërt që po kërcënon sërish shëndetin, që po vjen nga nga Delta.

Për një dimër të sigurt, ekspertët theksojnë se duhet të jenë të vaksinuar të paktën 80 deri 85% e popullsisë, ndaj ata kanë kërkuar rritjen e shkallës së vaksinimit gjatë muajve të verës.

Por ritmi ka rënë veçanërisht në javët e fundit. Shkencëtarët e kanë cilësuar këtë një “gjemb” në ofensivën kundër COVID.

Nga ana tjetër vala e katërt ka nisur të tregojë “dhëmbët”, pasi treguesit janë gjithnjë e në rritje.

Numri i të intubuarve vijon të mbetet i qëndrueshëm. Autoritetet po vëzhgojnë shpërthimin e infektimeve në disa ishuj, dhe tashmë kjo situatë pritet të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Komitetit të Ekspertëve, ku vlerësimi i të dhënave mund të çojë në bllokime të reja.

Nesër në Athinë pritet të zbarkojnë më shumë se 30 oficerë policie për të monitoruar nga afër zbatimin e rregullave, pasi shumë pronarë biznesesh po shkelin protokollin.


Të fundit

Mbi 5 mln qytetarë të vaksinuar në Greqi, Delta përhapet në ishuj

Plot 5 mln qytetarë në Greqi janë vaksinuar kundër COVID. Shifra u arrit në orët e pasdites ndërsa autoritetet...

Mbappe largon Real Madrid, shprehet zyrtarisht mbi dëshirën më të madhe

Kylian Mbappé dërgon një mesazh të rëndësishëm teksa sezoni i ri është duke filluar. Sulmuesi francez, i intervistuar nga revista zyrtare e Paris Saint-Germain, tha: “Ëndrra...

Vajza e ish-pastorit heq dorë nga feja për të punuar si pornostare

Vajza e një ish-pastori ka treguar se si u largua nga komuniteti i kishës për të bërë miliona dollarë si një pornostare. Nala Ray...

Do të nisë vaksinimi i fëmijëve nga mosha 5-11 vjeç, ja cili shtet mori këtë vendim

Izraeli është vendi që ka marrë vendimin për të vaksinuar fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç. Do të vaksiohen ata të cilët rrezikojnë nga...

Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Rrogozhinës: Do furnizohen 13 mijë banorë

Punimet për ujësjellësin e ri të Rrogozhinës, janë drejt përfundimit dhe do të garantojnë furnizmin me ujë të pijshëm për 13 mijë banorë. Ministrja...

Lajme të tjera

Web TV